• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

47 mln votues vendosin të ardhmen e Francës dhe të Europës

7 May, 2017
në Botë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Votuesit francezë hedhin sot në kutitë e votimit preferencën e tyre për presidentin e ri, në zgjedhje të cilësuara si të jashtëzakonshme për shkak të tensionit dhe rëndësisë kyçe në përcaktimin e fatit të së ardhmes së Europës. Në balotazh garojnë një kandidat i pavarur probiznesit, Emmanuel Macron, si dhe një kandidate populiste e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Qendrat e votimit janë hapur në mbarë Francën që prej orës 8 të mëngjesit, nën mbikëqyrjen e rreptë të rreth 50 mijë forcave të sigurisë, që janë aty për t’i bërë ballë ndonjë sulmi të mundshëm ekstremist. Projeksionet e para nga agjencitë e sondazheve, apo rezultatet zyrtare priten jo më herët sesa mbyllja e kutive të votimit, në orën 20 të mbrëmjes.

Fushata më e mbikëqyrur dhe më e paparashikueshme ndonjëherë në presidencialet franceze të dekadave të fundit u mbyll me një sulm kibernetik dhe vjedhjen e dokumenteve të fushatës së kandidatit të qëndrës, Macron, mesnatën e së premtes. Agjencia qeveritare Kibernetike (ANSSI) ka nisur hetimet mbi këtë sulm, ndërsa ekipi i Macronit ka thënë se synonte të destabilizonte votimin.

Fati i Bashkimit Europian është gjithashtu i varur nga vendimi i 47 milionë votuesve francezë, nëse do të rrezikojnë t’ia japin “çelësat” e Elizesë ekstremistes Le Pen, e cila ëndërron daljen nga blloku dhe nga tregu i monedhës së përbashkët, apo të vijojnë në rrugën proeuropiane me Macron, një proeuropian i palëkundur që kërkon të forcojë Bashkimin Europian.

Tregjet globale të financave dhe fqinjët kryesorë të Francës janë duke ndjekur me interes të madh zgjedhjet. Një “Frexit” i mundshëm do të ishte shumë më katastrofik sesa largimi i Britanisë, duke qenë se Franca është ekonomia e dytë më e madhe që përdor monedhën Euro. Vendi është gjithashtu shtyllë qëndrore e BE-së dhe misionit të saj për ruajtjen e paqes së paluftës përmes tregtisë dhe kufijve të hapur.

Votimi do të ndihmojë gjithashtu në matjen e populizmit global, pas fitoreve të vitit të kaluar në referendumin britanik për shkëputjen nga BE-ja, si dhe Shtëpisë së Bardhë nga Donald Trump.

Në Francë, gjithsesi, është një test nëse votuesit janë të gatshëm të tejkalojnë të kaluarën raciste dhe antisemite të “Frontit Nacional” të dinastisë “Le Pen”. Marine, vajza e Jean-Marie Le Pen, ka zgjeruar bazën e partisë duke shfrytëzuar irritimin ndaj globalizimit dhe frikën e lidhur me emigracionin dhe ekstremizmin islamik.

Macron ka argumentuar se Franca duhet të rishikojë ligjet e punësimit për të konkurruar më mirë në arenën globale, si dhe ka bërë thirrje për unitet dhe tolerancë, pavarësisht se Le Pen e quan naiv.

Megjithatë, kushdo që do të fitojë, do ta udhëheqë Francën në një territor të paeksploruar më parë, duke qenë se asnjëri prej kandidatëve nuk vjen nga partitë kryesore dominuese të Parlamentit, që e kanë drejtuar vendin prej dekadash.

Vota për presidencialet franceze ka nisur që të shtunën në territoret përtej hapësirës kontinentale europiane të Francës, nga Saint-Pierre-et-Miquelon, një arkipelag pranë Neëfoundland, deri në Guinenë franceze dhe Ëest Indies. Qytetarë francezë kanë dalë të votojnë edhe në provincën kanadeze të Quebecut.

Paraardhëse

Zbulohet rivali i Ramës. Kokëdhima: Dua të bëhem kryeministër!

Pasardhëse

Mocion mosbesimi për qeverinë e Mustafës

Pasardhëse

Mocion mosbesimi për qeverinë e Mustafës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.