• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

4 policë të plagosur gjatë superoperacionit, arrestohen serbë, shqiptarë e boshnjakë. KFOR ngre helikopterët mbi Veriun e Kosovës

28 May, 2019
në Kosovë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Policia e Kosovës njofton se gjatë operacionit që po zhvillon në disa rajone të ndryshme të veriut të Kosovës, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj dhe Drenas, kanë arrestuar disa zyrtarë serbë, por edhe shqiptarë e boshnjakë që shërbenin në Policinë e Kosovës në këto rajone.

Sipas Policisë, të gjithë janë të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, si kontrabandë mallrash.

Nga ky aksion i policisë janë plagosur katër polic deklaron zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

“Për momentin katër policë janë të plagosur por që janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe njëri në Kirurgji”, tha ajo.

Mediave kosovare kanë raportuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok dhe në zonët përreth tij. Krismat e armëve janë dëgjuar edhe në fshatrat Varage dhe Zupç ku janë mbledhur edhe qytetarët.

Tensionet janë transmetuar menjëherë në Beograd ku Radio Televizioni i Serbisë raporton se presidenti Aleksandar Vucic urdhëroi vendosjen e të gjitha njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në gjendje të plotë të gatishmërisë luftarake, ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, tha se situata është “dramatike”.

Për aksionin kanë raportuar edhe mediat në Serbi. Sipas Tanjug, Njësitë Speciale kanë arrestuar 13 persona në këtë aksion i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit. Po kështu janë arrestuar edhe disa policë kufitarë në zonën e Leposavicit mes tyre komandanti i Zubin Potokut. Ndërkohë, dy nga të arrestuarit në aksionin e veriut tashmë janë dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Pas përfundimit të aksionit të njësive speciale të ROSU në Veri të Kosovës, KFOR ka filluar patrullimet nga ajri për të vrojtuar situatën e sigurisë në këtë zonë.

Helikopterët e KFOR po patrullojnë në Veri të Kosovës, ndërsa më herët u shprehën të gatshëm të ndërhynin nëse do ju kërkohej një gjë e tillë.

Zëdhënësi Vincenco Graso ka folur për mediat serbe duke u shprehur se aksioni i Policisë po zhvillohet me urdhër të Gjykatës së Prishtinës. “Operacioni i Policisë po zhvillohet në të gjithë Kosovën, jo vetëm në veri dhe nuk është kundër serbëve, vetëm kundër personave të dyshuar për krim dhe korrupsion”, ka thënë Graso. “Ne tani për tani përcjellim situatën, jemi në kontakt me autoritetet në Prishtinë. E kemi thënë edhe më herët, ne nuk përzihemi në aksionet e Policisë, derisa nuk na kërkohet të intervenojmë”.

Paraardhëse

Euro fillon rritjen, mësoni me sa këmbehet sot

Pasardhëse

“Rri mirë, fute gjuhën brenda”, Ngjela e lëshon gojën keq ndaj Mesila Dodës, reagimi i Eni Vasilit e la pa fjalë avokatin: S’jam Manja unë!

Pasardhëse

“Rri mirë, fute gjuhën brenda”, Ngjela e lëshon gojën keq ndaj Mesila Dodës, reagimi i Eni Vasilit e la pa fjalë avokatin: S’jam Manja unë!

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.