• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

38% e amerikanëve pro vendimit të Biden për tërheqjen e trupave amerikanë

31 August, 2021
në Botë
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Më pak se 40% e amerikanëve miratojnë vendimin Joe Biden për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani dhe tre të katërtat e të anketuarve do të donin që forcat amerikane të qëndronin në vend, sipas një sondazhi të Reuters / Ipsos.

Sondazhi mbarëkombëtar, i kryer nga data 27-30 gusht, nxori në pah se 51% nuk ​​e miratojnë qasjen e Biden për tërheqjen e trupave amerikanë, ndërsa 38% ishin pro. Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani dje, dy dekada pas pushtimit të vendit pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë evakuuar më shumë se 122,000 persona nga Afganistani që nga 14 gushti, përfshirë amerikanët dhe afganët që i ndihmuan gjatë luftës 20-vjeçare.

Ndërkohë Uashingtoni do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për të evakuuar personat që kanë mbetur në vend. Në sondazhin, i cili u përfundua pak para se trupat e fundit amerikane të largoheshin nga Afganistani, 49% thanë se ushtria amerikane duhet të qëndrojë në Afganistan “derisa të largohen të gjithë civilët amerikanë dhe aleatët e tyre afganë” dhe 25% thanë se forcat amerikane duhet të qëndrojnë derisa të gjithë qytetarët amerikanë të kenë mundësi të largohen.

Vetëm 13% thanë se trupat amerikanë duhet të largohen menjëherë. 10% e të anketuarve ia atribuojnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë ish -Presidentit George W. Bush, i cili urdhëroi pushtimin dy dekada më parë, ndërsa 9% ish Presidentit Donald Trump, i cili vitin e kaluar negocioi një tërheqje të forcave amerikane.

Një pjesë tjetër 30% fajësoi “lojtarët” e tjerë në rajon, përfshirë talebanët, ushtrinë afgane, udhëheqësit ushtarakë amerikanë dhe ISIS-K, të cilët morën përgjegjësinë për bombardimin e aeroportit të Kabulit javën e kaluar, e cila i kushtoi jetën 13 ushtarëve amerikanë.

Paraardhëse

Rama kritika të forta NATO-s: Ka përgjegjësi të shpëtojë afganët. Aleanca ushtarake më e fuqishme në botë s’mund të bëhet pa shtyllë kurrizore

Pasardhëse

Një “dhuratë nga qielli” për kryeministrin shqiptar, mediat greke: Rama do “mbys” fshatrat greke me afganë

Pasardhëse

Një “dhuratë nga qielli” për kryeministrin shqiptar, mediat greke: Rama do “mbys” fshatrat greke me afganë

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Publiku i reality show-ve është në pritje të një lëvizjeje surprizë mbrëmjen e sotme në Prime-n e “Big Brother VIP...

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Paratë nga Beogradi: Kush qëndron pas financimit të gazetarit nga Kosova.

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.