• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

32 deputetë deklarojnë se kanë mbaruar studimet jashtë, por diplomat u njihen vetëm 5 prej tyre

16 January, 2018
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në shtator 32 deputetë deklaruan në CV e tyre se kanë kryer studime bachelor, master ose doktoraturë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Universitete Perëndimore. Nëse dikush ka kryer studimet jashtë vendit, diploma e tij mund të njihet vetëm nëse kalon nga Ministria e Arsimit (sot MARS).

Instituti i Studimeve Politike iu drejtua me kërkesë MASR për 32 deputetët, nëse emrat e tyre figurojnë në regjistrat e MASR për njohjet e diplomave të studimit.

Përgjigjia?

Nga 32 diploma të deputetëve vetëm 5 raste janë njohur nga MARS, pra nga shteti shqiptar. Të tjerat? Kemi të bëjmë me diplomime vite përpara kur nuk kishte akte njohjeje nga MARS? Kemi të bëjmë me harresë apo mungesë interesi nga vetë deputetët? Apo në rastin më të keq, kemi të bëjmë me deklarime fiktive, sidomos për deputetët në moshë ende të re. Mund të jetë secila arsye.

Por në secilin rast, ligji ynë është kategorik: kush punon në sektorin publik dhe deklaron diplomim jashtë diploma ka vlerë vetëm kur kalon përmes njohjes në MARS. 27 deputetë nuk e kanë bërë këtë dhe zyrtarisht, diplomat e tyre (nëse ekzistojnë) nuk njihen ende nga shteti shqiptar.

Në kërkesën e ISP citoheshin deputetët A.Vokshi, A. Bumci, A. Hyseni, A. Ahmetaj, B. Çuçi, B. Gjylameti, D. Gjiknuri, D. Bushati, E.Bode, E.Spiropali, E.Gjermeni, E.Gjebrea, E.Hasa, E.Bushati, E.Kushi, F.Velaj, G.Pollo, J.Tabaku, K.Gjosha, K.Balliu, L.Koka, L.Basha, M.Kumbaro, P.Vasili, O.Xhaçka, R.Hajdari, S.Abazi, S.Mesi, Sh.Rokaj, T.Balla, T.Doshi, V.Duka.

Mbështetur në përgjigjen zyrtare të MASR adresuar ISP me 29.12.2017 rezulton se vetëm 5 deputetë kanë bërë njohjen e diplomave të studimeve në MASR. Konkretisht, studimet bachelor Spiropali (PS) në SHBA dhe Hasa (PD) në Itali, studimet master Vokshi (PD) në SHBA, diplomë specializimi Bode (PS) në Itali dhe doktoraturë Gjebrea (PS) në Mbretërinë e Bashkuar. MASR njoftoi se për emrat e tjerë të listës së paraqitur nga ISP nuk ka informacion njohjeje në këtë institucion.

Është e qartë se për disa prej deputetëve me përvojë të gjatë profesionale i kanë kryer studimet jashtë vendit në periudhën përpara 1990 ose në dekadën e parë të vitit 1990, dhe për një pjesë të tyre ekzistojnë të dhëna të njohura publike mbi studimet e përfunduara. Të tillë janë sidomos ata që vijnë nga postet akademike. Megjithatë mbetet shqetësim fakti se për disa nga emrat e listës, sidomos prurjet e reja politike me përvojë minimale në sektorin publik në dhe në politikë, por të reklamuar nga partitë si prurje cilësore me diploma perëndimore, – nuk ka informacion njohës dhe miratues nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë. Madje kemi pasur dy raste kur është raportuar nga media se diplomat e deklaruara nga deputetë të caktuar janë fiktive, si dhe raste kur është raportuar se ndjekja e studimeve nuk është e barasvlershme me përfundimin e suksesshëm të tyre. Në listë kemi një rast të një deputeti që deklaron se ka mbaruar studimet në Maqedoni, por që sipas MASR nuk ka konfirmim në këtë institucion për njohje të diplomës së tij. Deklarimi i rremë është dhe përbën vepër penale.

ISP vlerëson se është përgjegjësi e Kuvendit dhe e grupeve parlamentare respektive që të kërkojë nga deputetët të dhëna të verifikueshme për formimin e tyre universitar, si dhe ti bëjë ato publike. Për sa kohë ky informacion nuk posedohet dhe nuk provohet, më së paku deputetët do të duhet të mos përdorin tituj dhe kualifikime, të cilat zyrtarisht ende nuk janë njohur nga shteti shqiptar.

Raporti i plotë monitorues i Kuvendit mund të lexohet ose shkarkohet online në adresën:

http://deputetim.al/…/…/RAPORTI-I-PARE-MBI-KUVENDIN-2018.pdf

Paraardhëse

Përgatituni mirë/ Ne vend po mberrin i ftohti siberian, ja sa do shkojnë temperaturat

Pasardhëse

Ja çfarë duan dhe urrejnë femrat tek seksi anal

Pasardhëse

Ja çfarë duan dhe urrejnë femrat tek seksi anal

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

Nga lajme2
1 October, 2025
0

Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” është rikthyer në ekran me një sezon të ri dhe një panel tërësisht të...

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.