• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

3 talljet e bythës së politikës, nga të cilat nuk vumë kurrë mend!

3 November, 2016
në Dosje
0
67
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në 25 vite pluralizëm politik, Shqipëria është hasur me premtime elektorale, programe politike dhe opsione për një jetë më të mirë. Por pavarësisht kësaj, ka qenë e pamundur t’u kërkosh llogari politikanëve që  u ke dhënë votën sepse edhe nëse të jepet rasti t’i gjesh përballë, ata të shtyjnë me mospërfillje, në mos të sulmojnë me fis dhe farë që ke në punë, shkollë dhe gjetkë. Por përse? Lajme.al sjell tre ngjarje/premtime/situata kur shqiptarët e Republikës së Shqipërisë nga të gjithë krahët politikë jo vetëm që janë tallur, por edhe u është shkelur dinjiteti njerëzor me këmbë.

1 – Pentium III
sali-berisha
Për ata që nuk e dinë, Pentium III është një version kompjuteri që për vitin 2005 ishte goxha i avancuar. Edhe pse ethet e pushtetit për Fatos Nanon ishin të ndjeshme, Berisha nuk nguronte të bënte premtime nga më të çuditshmet.

Në një takim në Pallatin e Kongreseve, Berisha do t’i premtonte studentëve konkretisht: “Çdo dhomë e juaja, nuk po them se do të ketë Pentium 4, por Pentium 3 pa dyshim”. Pak vite më vonë, Berisha dhe familja e tij do të njihnin teknologjinë dhe ai vetë u dashurua me iPad.

Me të ardhur në pushtet po atë vit, jo vetëm që nuk i dha një dhome të vetme në ndonjë konvikt Pentium 3, por në 8 vitë qeverisje konviktet degraduan keq e më keq saqë sot kemi mesatarisht 50 studentë në një banjë të përbashkët.

2 – Rama, Gërdeci, 21 Janari

gruaja-e-aleks-nikes-905x395

Lideri i opozitës së vitit 2008, Edi Rama, u kritikua më vonë përse ditën e shpërthimit në Gërdec i rrahu shpatullat kryeministrit të kohës Sali Berisha. Rama ngurroi për shumë kohë të ngrinte zërin për vrasjen e 26 shqiptarëve ndërsa në atë kohë flamurin e protestave e mori LSI e Ilir Metës. E ndërsa Gërdeci u konsiderua ‘Aksident Teknologjik’ dhe vijoi një seancë gjyqësorë qesharake që në fund rezultoi me dënime qesharake, protesta e 21 Janarit 2011 e organizuar nga Edi Rama rezultoi fatale për 4 persona.

Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda humën jetën nga plumbat e qitur nga Garda e Republikës së Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ky i fundit do t’i njihte protestuesit me emrin kokëpalarë, gjersa firmosi ‘ dashurinë’ me Ramën 2 vite më vonë…

Pas ftohjes për vite me radhë me familjarët e të dyja ngjarjeve tragjike, Rama u detyrua të premtonte drejtësi me të ardhur në pushtet. Por, sot në përfundim të mandatit qeverisës së PS dhe aleatëve të saj dikur përgjegjës për vrasjet e 21 Janarit, Edi Rama përveç heshtjes nuk ka seç të sqarojë tjetër.

Përgjegjësit e Gërdecit morën dëmshpërblim për stresin e krijuar gjatë vuajtjes së dënimit, ndërsa familjarët e 21 Janarit nuk dinë ku të përplasen.

Të tridhjetë viktimat treten nën tokë dita ditës dhe Rama-Meta qeverisin të lumtur.

3 – U plagos me derën e garazhit …
artan-gjermeni-1

Do të ishte nata e 17 Janarit 2016 që jo vetëm do të vinte në lëvizje Policinë e Tiranës, por do të trondiste opinion publik dhe rrethin e drejtësisë së korruptuar. Gjyqtari i Tiranës, Artan Gjermeni, u godit 4 herë me thikë nga persona që më pas u larguan.

Ngjarja ndodhi në një lokal në kryeqytet dhe siç raportonte gazeta ‘Shekulli’, pamjet e kamerave të lokalit vërtetonin gjithçka. Por pavarësisht deklaratave të mjekëve të spitalit ku Gjermeni u dërgua me urgjencë, versioni i vetë atij ishte se aksidentalisht teksa mbyllte derën e garazhit, ishte dëmtuar.

Nuk dihet nëse nga ajo kohë ka gënjyer Gjermeni në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë, apo media dhe dëshmitarët. Dihet vetëm se kjo ngjarje nuk do të merret vesh kurrë edhe pse u tha se ai u plagos për shkak se ishte paguar për të favorizuar një çështje dhe njëra palë ishte e pakënaqur. (Gjermeni madje tha se teksa mbyllte derën e garazhit kishte pasur 20 mijë euro me vete, që policia ia kishte konfiskuar në hetim e sipër). Ndërsa burime hetimore për mediat thanë se ajo shumë ishte ryshfeti që Gjermeni po merrte. Nejse!

Gjëra që ndodhin në Shqipëri, vetëm se tallja e bythës fatkeqësisht është bërë modë ndërsa ti që po lexon, një të dielë që e ke pushim në mes te vapës merr mundimin dhe voton këta fëlliqësira me shpresën se do të bëhet më mirë… / www.lajme.al

Paraardhëse

Një shpjegim për “arrogancën” e Ramës me Greqinë

Pasardhëse

Skandali i shqiptares në talent shoun gjerman, fyen bashkëkombësit

Pasardhëse
alkeda paskali

Skandali i shqiptares në talent shoun gjerman, fyen bashkëkombësit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.