• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

3 dekada në Kuvend, cilët janë deputetët “e përjetshëm” figurat e njohura politike që ende kërkojnë mandat? Ky është politikani më aktiv në Shqipëri prej 30 vitesh

25 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
201
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është politikani aktiv me më shumë mandate deputeti se kushdo tjetër në Shqipëri që prej gati 30 vitesh. Ai ka qenë 8 herë deputet i Partisë Socialiste dhe aktualisht garon ne qarkun e Fierit për një tjetër legjislaturë.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur 8 herë deputet në Kuvend. Edhe këtë 25 prill është kandidat në qarkun e Tiranës. Ai ka më pak vite aktivitet si deputet krahasuar me Gramoz Ruçin. Pas zgjedhjeve të vitit 1992, lideri i demokratëve u bë President i Republikës. Zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997, e rikthyen deputet në Kuvend. Ndërsa në legjislaturën e fundit nuk e çoi mandatin deri në fund për shkak të djegies së tij në vitin 2019.

Ish-kryeministri Pandeli Majko, dhe deputetet Musa Ulqini, Tritan Shehu, Erion Braçe e Vangjel Dule kanë nga 7 mandate deputetësh në parlamentin shqiptar. Prej tyre vetëm Ulqini nuk është kandidat për këto zgjedhje.

Ndërsa Majko e Dule kandidojnë në Tiranë, Braçe në Fier e Shehu në Gjirokastër. Bashkim Fino do të ishte për herë të 7 në Parlament nëse jeta nuk do t’i pritej në mes këtë fushatë zgjedhore. 6 herë në Kuvend ishin edhe Anastas Angjeli, Genc Pollo dhe Vangjel Tavo. Por prej tyre vetëm Tavo kandidon për një mandat të shtatë për LSI-në në Gjirokastër.

Blendi Klosi, Dashamir Shehi, Edi Paloka, Fatmir Mediu, Fatmir Xhafaj dhe Nard Ndoka klasifikohen gjithashtu te lista e deputetëve veteranë. Secili prej tyre ka nga pesë mandate deputeti. Ata garojnë për të gjashtin mandat; Klosi në Berat, Paloka në Durrës, Ndoka në Shkodër, ndërsa Shehi, Mediu e Xhafaj në Tiranë.

Paraardhëse

Zgjedhjet parlamentare, Murati: Pjesëmarrja është më e lartë se në 2017-n

Pasardhëse

Najada Çomo i habit të gjithë me deklaratën e saj: Kisha 412 ditë pa pirë kafe me familjen time

Pasardhëse

Najada Çomo i habit të gjithë me deklaratën e saj: Kisha 412 ditë pa pirë kafe me familjen time

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.