• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

27 vite në pushtet; Gjukanoviç, një “udhëheqës i përjetshëm”

15 April, 2018
në Rajon
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edhe pse është në pushtet prej 27 vitesh, Milo Gjukanoviç kandidon sërish për postin e presidentit dhe duket se do t’ia dalë mbanë.

Sipas sondazheve, ai pritet të fitojë të paktën gjysmën e votave, por ende nuk është e qartë nëse do t’i fitojë zgjedhjet që në raundin e parë, apo në të dytin.

Në pushtet prej 27 vitesh, herë si kryeministër e herë si president, i pasur po ashtu, ai është njeriu që udhëhoqi fushatën e suksesshme të Malit të Zi për Pavarësinë. Ai u zgjodh kryeministër për të parën herë në ditëlindjen e tij të 29, në vitin 1991, e është i vetmi udhëheqës i një ish-republike jugosllave, që ka mbijetuar në krye që prej shpërbërjes së Federatës së vjetër.

Fillimisht, ai ishte një nga të preferuarit e Sllobodan Milosheviçit, por kur Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina shpallën Pavarësinë në vitet ’91-’92, Gjukanoviç mbështeti vendimin e Malit të Zi për të qëndruar bashkë me Serbinë në Federatën jugosllave, tashmë shumë të reduktuar.

U desh të pritej deri në vitin 1997, që ai të distancohej me regjimin e Milosheviçit, kur kreu deri më atëherë i pathyeshëm, por tani i dobësuar, po përpiqej të anulonte fitoret e kundërshtarëve të tij në zgjedhjet lokale në Serbi.

Po atë vit, ai siguroi fitoren në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi dhe nisi punën për më shumë autonomi, e pse jo edhe për Pavarësi. Gjatë sulmeve të NATO-s mbi Jugosllavi, si pasojë e raprezaljes së Milosheviçit mbi Kosovën, ai deklaroi se Mali i Zi nuk ishte palë në konflikt.

E kjo i dha atij pëlqimin dhe mbështetjen e konsiderueshme financiare nga BE-ja dhe SHBA-të. Admirimi i Perëndimit për Gjukanoviçin u shndërrua në frustrim, kur udhëheqësi malazez këmbëngulte për Pavarësinë edhe pas rënies së Milosheviçit nga pushteti, në vitin 2000.

Ai e udhëhoqi vendin drejt Pavarësisë dhe partinë e tij drejt fitoreve të tjera. Tani, ai do të tregojë edhe një tjetër herë se është i pamposhtur dhe e paraqet veten si mbështetës të Perëndimit dhe garantues të vazhdimësisë së shtetit malazez.

Pavarësisht se shpeshherë është vënë në shënjestër të akuzave për korrupsion, në vendin me vetëm 600 mijë banorë, ai duket se di ku të godasë. Sesa gjatë do të vazhdojë të qëndrojë në krye Gjukanoviç, kjo është një tjetër çështje, pavarësisht se në disa raste, ai vet ka folur për planet për t’u tërhequr nga politika dhe për t’u përqendruar te biznesi.

Paraardhëse

Të shkëputesh nga Turqia, 105 vjet pas pavarësisë!

Pasardhëse

Ricciardo spektakël dhe triumf në Kinë, Verstappen përplas Vettel

Pasardhëse

Ricciardo spektakël dhe triumf në Kinë, Verstappen përplas Vettel

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.