Lulzim Basha ka postuar një pjesë nga intervista e tij e djeshme, ku ka theksuar edhe njëherë qëndrimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Basha zotohet se PD nuk do të bunkerizohet nga interesat personale të askujt dhe se luftën Berisha nuk e ka me atë, por me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
“Qëndrimi im si kryetar i Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë në interesin më të mirë të demokratëve dhe në interes të së nesërmes së Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë🇦🇱. Interesat personale të askujt nuk mund ta bunkerizojnë Partinë Demokratike. Sali Berisha nuk e ka luftën me mua, nuk po e bën luftën për asnjë demokrat, luftën e ka me SHBA, luftën po e bën për interesat e tij personale”, shprehet Basha.







Diskutime rreth kësaj post