• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

25 prilli, Topalli: Duhet të marrim vendime të forta, Shqipërisë i duhet një lider i ri, ne jemi kundër PD, PS dhe LSI

11 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
121
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku shkruan se ata që shkatërruan Partinë Demokratike po mbajnë sot në pushtet Edi Ramën dhe qeverinë e tij të paaftë.

Sipas Topallit, kjo është drama e vërtetë e vendit tonë, prandaj partia e saj në mbështetje me shqiptarët duhet të marrin vendime të rëndësishme për të larguar nga pushteti të korruptuarit. Këtu ajo deklaroi edhe njëherë se Partia Lëvizja për Ndryshim nuk bashkëpunon me asnjërin prej tyre, pasi është kundër të tre partive PD, LSI dhe PS.

“Kontestimi im ndaj atyre që fshinë të djathtën, shkatërruan PD, mbajnë një qeveri të paaftë dhe të korruptuar në pushtet, nuk do ndalojë! Kostoja e pazarit të tyre është dramatik për vendin. Lëvizja për ndryshim është kundra tre kryetarëve të korruptuar. Largimi i tyre është imperativ. Ne duhet të marrim vendime të forta për të fituar kundra kryetarëve të korruptuar”, – është shprehur ish-kryetarja e Kuvendit.

Përmes këtij postimi ajo iu bën thirrje qytetarëve të votojnë për një lider të ri, që nuk është pjesë e të korruptuarve dhe që në të vërtetë do të sjellë ndryshimin. Sipas saj, një lider i ri do të shpëtojë Shqipërinë, ndërsa përfaqësueses të tre partive të mëdha do vazhdojnë të rrisin korrupsionin dhe degradojnë politikën.

“Zëvendësimi i tyre me lider të pakorruptuar është nevojë dëshpëruese. Një lider i pakorruptuar sjell shpresë. Ai sjell ndryshim! Çdo gjë tjetër sjell riciklim. Riciklim në korrupsion. Riciklim të papërgjegjësisë. Ne duam të zëvendësojmë politikën cinike të tyre me politikën e shpresës”, – shkruan Jozefina Topalli.

Kjo është e disata herë që Topalli deklaron se është kundër të tre kryetarëve të PS, PD dhe LSI, ndërsa u “shpall luftë” atyre në zgjedhjet e 25 prillit. Në prezantimin e parisë së saj ajo deklaroi se nuk do të bashkohet me asnjë prej partive të mëdha pasi kërkon të sjellë një frymë të re në politikë, që nuk është e lidhur me botën e krimit dhe të korruptuarit, por është vetëm për qytetarët.

Paraardhëse

Socialistët nuk presin më, më 18 janar ligji për izolimin e Metës shkon në Kuvend, gati drafti kundër presidentit

Pasardhëse

PS zbardh skenarët, ja si do të veprohet pas 25 prillit nëse nuk sigurohen 71 mandate, drejt aleancave me partitë e reja

Pasardhëse

PS zbardh skenarët, ja si do të veprohet pas 25 prillit nëse nuk sigurohen 71 mandate, drejt aleancave me partitë e reja

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.