• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

25 prilli duhet të jetë nisja e një epoke morali në qeverisje

26 March, 2021
në Opinion
0
33
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Bujar Nishani

Sot nisi zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Zgjedhje këto që pas 25 prillit duhet të sjellin modelin krejt të ndryshëm të qeverisjes, në përgjegjësi, profesionalizëm e mbi të gjitha një moral të ri.

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita kanë sot më shumë se kurrë më parë, mundësinë, rrethanat, motivin dhe moralin të bëjnë përmbysjen e madhe politike dhe të krijojnë bindjen e fortë tek qytetarët se 25 prilli nuk është një formalitet juridik për rrotacionin politik ndërmjet një qeverie në ikje dhe një qeverie në ardhje por domosdoshmërisht, nisja e një epoke të re serioziteti, profesionalizmi, përgjegjshmërie e mbi të gjitha morali i lartë në qeverisje.

Ky është motivi i fushatës por dhe detyra e përgjegjësia e çdo kandidati për deputet i opozitës gjatë kësaj fushate. Opozita ka sot çdo epërsi morale dhe nuk ka nevojë për formalizëm.Thjeshtësia dhe sinqeriteti janë nevoja e vetme e opozitës!

Kjo është fushatë e vështirë nga pandemia dhe shteti paralel i bandave qeveritare, por me avantazhin më të madh moral nga opozita pasi zullumet e kësaj qeverie ndaj shqiptarëve kanë qenë më të pamëshirshmet. Opozitës i mjafton në këtë fushatë t’i përgjiet veç një pyetjeje fondamentale.

Përse i duhet mandati i tretë Edi Ramës?

Opozita duhet tu përsërisë shqiptarëve, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, në çdo qytet, fshat, lagje e takim, se mandati i tretë “Rilindjes” i duhet:

Që të vijojnë grabitjen e shqiptarëve, tenderat ku vlera e nevojshme për një punë publike shumëzohet me 7-të që të parapaguhet 30% i makutëve, që fatkeqët e tërmetit të vijojnë e dimërojnë edhe 4 vite të tjera pa shtëpi, të vijojë të përvetësohen parqet e sheshet për kulla betoni, që shqiptarët të trajtohen si kavje për vaksinat e paçertifikuara, që shqiptarët të vijojnë të torturohen e poshtërohen në të ashtuquajtura spitale, etj., etj., pa fund.

Përgjigja e pyetjes se përse i duhet mandati i tretë, Edi Ramës, nis e mbaron fare thjesht. Tek vijimi i korrupsionit më të zi e më masivi, i parë në këtë vend, tek vijimi i kapjes së shtetit nga banda!

Ndaj, shumë miqësisht i sugjeroj kandidatëve për deputet të PD dhe opozitës që çështjen e luftës kundër korrupsionit dhe hajnisë ta kenë prioritet mbi prioritetet.

Prezantimi i një projekt-ligji konkret mbi vetingun e çdo politikani e pushtetari, bazuar tek konfiskimi i çdo pasurie të pajustifikuar, do të fitonte rrufeshëm besimin tek modeli i qeverisjes së re.

Do të ishte ideale nënshkrimi i një kontrate AntiKorrupsion nga çdo kandidat me përfaqësi qytetarësh sipas grupeve të interesit në zonat ku konkurojnë !

Ky qëndrim do të konfirmonte përgjegjshmërinë dhe seriozitetin e opozitës përballë shqiptarëve duke motivuar fort besimin e tyre.

Përgjegjshmëria dhe serioziteti janë dy kolonat themelore të moralit.Morali i lartë është ajo çka kërkojnë më shumë se çdo gjë sot votuesit. Morali përbën kontrastin më të fortë midis dy modeleve. Atij që duhet rrëzuar dhe atij që i duhet dhënë besimi.

Morali është avantazhi më i madh i PD dhe opozitës përballë amoralitetit, mashtrimit dhe inkriminimit të pushtetit.Standarti i moralit duhet garantuar gjatë kësaj fushate, me seriozitet! Projekti i një Ligji Vetingu të Politikanëve, do të garantonte seriozitetin e merituar për AntiKorrupsionin !

#25PrillZgjidhja

Paraardhëse

Kjo është qershia më e madhe në botë, dhe hyn në rekordin Guiness

Pasardhëse

Hapja zyrtare e fushatës elektorale, ekspertja tregon tre dobësitë që kanë partitë politike

Pasardhëse

Hapja zyrtare e fushatës elektorale, ekspertja tregon tre dobësitë që kanë partitë politike

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.