• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

2016: Historia e kombëtares shqiptare dhe shuplaka e UEFA-s për trukimet!

29 December, 2016
në Sport
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Fatjon Baze

Viti 2016 padyshim do të jetë një vit që do të mbahet mend gjatë në memorien e futbollit shqiptar. Është një vit në të cilin u shkruajt historia e futbollit tonë, pasi për herë të parë skuadra jonë kombëtare arriti që të bëjë një hap të madh, duke u kualifikuar në një kompeticion ndërkombëtar siç është kampionati europian.

Një sukses që askush nuk e kishte mendur që do të ndodhte, ku meritë të madhe kanë të gjithë diku nisur nga tifozat që e kanë mbështetur në çdo ndeshje skuadrën, lojtarët që treguan një profesonalizëm të madh dhe një futboll mjaft të bukur, dhe tekniku italian Gianni De Biasi i cili me punën e tij arriti që të krijojë një kombëtare perfekte me lojtarë të talentuar që luanin në kampionate shumë cilësore, duke filluar nga Seria A, Kampionati Francez, Kampionati Zvicerian etj.

Një punë e madhe dhe e palodhur e De Biasit i cili udhëtoi në të gjitha shtetet botës ku ka lojtarë me orgjinë shqiptare duke i parë nga afër dhe biseduar me ta që të pranonin të luanin me përfaqësuesen shqiptare, duke bërë të mundur që të kthej një grup lojtarësh të talentuar, në një ekip të vërtetë, që ia shtonin vlerat njëri-tjetrit.

Kualifikimi i kombëtares shqiptare u pasua me një tjetër paraqitje dinjitoze në Francë, në vendin organizator të kampionatit europian. Pavarsisht se nuk arritëm dot ta zgjasnim edhe më tej rrugën tonë në “Euro 2016” ku edhe fati na dënoi në fazën e grupeve, ajo që do të mbajmë mend gjatë është imazhi që shqipëria la në Francë duke mahnitur të gjithë mediat botërore.

Mediat më perstigjoze thurën mjaft elozohe për imazhin e tifozave në shkallët e stadiumit që ishte një nga kartolinat më të bukura në atë europian.

Ishte një sukses që është shijuar nga të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë, pasi ashtu siç e kishte thënë dhe De Biasi “është një ëndërr që realizohet, për një hirushe që ftohet për herë të parë në ballon e të plotfuqishmëve” dhe ne ia dolëm të ishim në atë ballo, duke u përballur si të barabartë.

Shuplaka e UEFA-s për trukimet

Një tjetër ngjarje që do të mbahet mend në këtë vit është dhe goditja e rëndë që një nga institucionet më të rëndësishme në futboll UEFA, i dha klubit kampion të kampionatit shqiptar, Skëndërbeut. Për herë të pare, UEFA doli publikisht me një raport voluminoz duke e akuzuar skuadrën korçare për trukimin e mbi 50-ndeshjeve, duke nisur që nga kampionati shqiptar, kupa e shqipërisë, ndeshje miqësore, Uefa Champions League dhe Europa League, duke e përjashtuar dhe nga Kupat e Europës për një vit.

Në raportin e publikuar nga UEFA u akuzuan gjithashtu drejtpërdrejt me emra  drejutesit që kanë financuar skuadrën e Skëndërbeut, të cilët janë Ridvan Bode (ish- ministër i Financave) dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike, ish-presidenti Agim Zeqo, dhe presidenti aktual Ardian Takaj.

Këta të tre, të cilët kanë financuar skuadrën korçare, kanë bërë të mundur që të fiksojnë një numër të lartë ndeshjes për të fituar shuma të mëdha parash.

Presidenti Takaj akuzohet në ndërhyrjen e ndeshjeve për të bërë të mundur trukimin, së bashku me familjen e tij.

Agim Zeqo gjithashtu akuzohet se ka trukuar shumë ndeshje në kohën kur ishte president i skuadrës.

Ndërsa Ridvan Bode akuzohet për privatizimin në mënyrë të paligjshme të Skëndërbeut, si dhe ndërhyrjet që ka bërë më dy klubet Shkumbinin dhe Dinamon për të shpallur Skëndërbeun kampion.

Ky ishte një nga raportet më voluminoz të UEFA-s për trukimet në futbollin shqiptar, por pavarsisht kësaj ajo që ishte dhe më qesharake, ishte heshtja e Federatës Shqiptare të Futbollit duke mos marrë asnjë masë penalizuese për klubin e Skëndërbeut. Një heshtje që lidhte drejtpërdrejt kreun e FSHF-së me drejtuesit e skuadrës korçare të cilët njihen për miqësinë e tyre të ngushtë.

Megjithatë në 2017-tën pritet që UEFA të ndëshkojë sërish ekipin e Skëndërbeut, pasi pak muaj më parë shefi i Departamentit të UEFA-s për integritetin dhe Disiplinën, Emilio Garsia tha në një panel kundër manipulimit të ndeshjeve në Konventën Ndërkombëtare të Sportit, se organet disiplinore të UEFA-s po marrin në konsideratë masa disiplinore të vërteta për Skëndërbeun!

Pranimi i Kosovës me të drejta të plota nga UEFA dhe FIFA

Një tjetër moment historik në këtë vit është dhe pranimi më të drejta të plota të kombëtares së Kosovës nga UEFA dhe FIFA. Pas shumë negociatash Federata e Futbollit të Kosovës arriti që të bëjë realitet ëndrrën e të gjithë kosovarëve duke shembur izolimin 25 vjeçar të cilit i erdhi fundi në Budapest duke i hapur dyert futbollit kosovarë, i cili për shumë vite nuk e gëzonte këtë të drejtë.

Kosova mori besimin e 28 anëtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit duke u bërë anëtari i ri i UEFA-s.

Menjëherë pas pranimit Kosova mori pjesë në eliminatoret e Botërorit “Russi 2018” duke u bërë pjesë e Grupit I, së bashku me kombëtaret e tjera Kroacia, islanda, Turqia, Ukraina dhe Finlanda.

Ekipi i Albert Bunjakit zhvilloi dhe ndeshjen e parë zyrtare kundër Finlandës duke bërë një debutim fantastik pasi barazun me rezultatin 1-1 në transfertë.

Valon Berisha shënoi emrin e tij në historinë e futbollit Kosovar pasi arriti që të shënojë golin e parë për kombëtaren e tij në një ndeshje të kompeticionit zyrtar.

2016-ta mund të konsiderohet një tjetër “Pavarsi” e Kosovës, kësaj rradhe në futboll e cila po hedh hapat e duhura drejt të ardhmes për tu bërë një ekip kombëtar sa më cilësore pasi talentët nuk i mungojnë.

Paraardhëse

Mediet e huaja, jehonë zbatimit të Dekriminalizimit mbi 3 zyrtarë

Pasardhëse

Putin: Arrihet armëpushimi mes qeverisë siriane dhe rebelëve

Pasardhëse

Putin: Arrihet armëpushimi mes qeverisë siriane dhe rebelëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.