• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

2 mijë vende të lira pune në Gjermani për shqiptarët: Si të aplikoni, gjuha e huaj nuk është kusht

20 November, 2016
në Aktualitet
0
pune ne gjermani
88
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Interesi i lartë i Gjermanisë për krah pune ka gjetur vend në Shqipëri. “Erfat-Shtojber” është zyra më e re e punësimit, e inauguruar një ditë më parë, e cila u ofron aplikantëve punësim në kushte të njëjta me shtetasit gjermanë e, mbi të gjitha, pa kosto ndërmjetësimi.

Vetëm në ditën e saj të parë, kjo zyrë ofron 2 mijë vende pune për minatorë. Dhe ky është vetëm fillimi. Një larmi profilesh që do të jenë në dispozicion në ditët në vijim, do të ofrojnë punë për krahun e lirë punëtor.

Procedura e punësimit

Për të aplikuar për një vend pune në Gjermani nëpërmjet zyrës së punësimit “Erfat-Shtojber” nuk nevojitet asgjë, veç kartës së identitetit. Ndryshe nga dhjetëra agjencitë që operojnë sot në treg, me dhe pa licencë, të cilat u mbajnë punëkërkuesve një tarifë ndërmjetësimi, kjo agjenci nuk e bën një gjë të tillë.

Aplikantit i duhet vetëm të paraqitet në këtë zyrë dhe të plotësojë një formular me të dhënat e tij, i cili i shkon shtetit gjerman. Mjafton që personi të mos jetë i ndjekur penalisht që të vijojë procedura e punësimit, për vendin që ofrohet.

Pas përgjigjes pozitive, agjencia kryen aplikimin për vendin e punës, nga ku siguron detajet për fillimin e punës: dita, ora, akomodimi e të tjera. Në këtë moment, aplikanti në prag të fillimit të punës ndodhet përpara dy zgjedhjesh: mund t’i marrë përsipër të gjitha vetë, ose t’ia lërë në dorë agjencisë.

Kjo e fundit është e gatshme nëpërmjet bankës gjermane Ëolksbank të mbulojë të gjitha shpenzimet e duhura për një person në nevojë. Ndërkohë, vetëm pasi ai të ketë filluar punë, detyrimet do të shlyhen muaj pas muaji duke i mbajtur një shumë modeste.

Në rastin konkret, shteti gjerman kërkon 2 mijë minatorë, të cilët mund të punësohen me kontrata të rregullta pune 3- vjeçare kundrejt një pagese prej 2800 eurosh në muaj. Paga është në varësi të profilit të zanatçinjve që do të kërkohen.

Pranë kësaj agjencie mund të drejtohen kryesisht krahu i lirë për punë si: marangoz, tornitor dhe punëtor krahu në ndërtim. Me rëndësi është fakti se një i punësuar atje ka të njëjtat të drejta, pagë e siguracione me shtetasit gjermanë.

Gjuha e huaj apo shkollimi nuk është kusht për të aplikuar për një vend pune pranë kësaj zyre. “Aplikimi i personave do të bëhet në bazë të profesionit në Gjermani, me kontrata të rregullta pune. Të interesuarit do të mund të aplikojnë pa pagesë me mbështetjen e ABI Bank dhe Wolksbank në shtetin gjerman.

Shlyerja e shumës që i duhet një aplikanti për të shkuar atje do të bëhet vetëm pasi ai të ketë filluar punë. Me pak fjalë, shqiptarët do të punojnë atje me të njëjtat kushte si shtetasit gjermanë”, sqaron Iva Dobrovishti, drejtoresha e zyrës së punësimit. Në ditën inaugurimit, të pranishëm ishin zyrtarë të atashuar në Gjermani, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në hapjen e kësaj zyre, e cila është qendra e “Erfat-Shtojber” në Ballkan.

Milazim Jusaj, anëtar i këshillit të integrimit të qytetit të Hagenit, njëkohësisht anëtar dhe politikan i partisë social-demokrate SPD, e cilësoi këtë një eksperiencë të suksesshme, e cila duhet të implementohet edhe në vende të tjera.

Për Anduena Stephan, konsulle e nderit e Republikës së Shqipërisë në Gjermani, në landin e Rinit të veriut dhe Vestfalisë, punësimi jashtë vendit mbetet alternativa e të rinjve që nuk shohin të ardhme në vendin e tyre.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e diel, 20 nëntor 2016

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e hënë 21 nëntor 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e hënë 21 nëntor 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.