• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

19 plumba kallashnikovi mbi gjyshen. Policia: Si ndodhi krimi në Durrës

4 April, 2017
në Aktualitet
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht për krimin e rëndë të ndodhur ditën e sotme brenda familjes, ku nipi vrau gjyshen dhe më pas veten.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, 23-vjeçari Irsid Çurri kishte qëlluar 19 herë me kallashnikov dhe kjo evidentohet nga gëzhojat e gjetura. Dera e banesës ishte mbyllur nga brenda përpara krimit makabër.

Policia sqaron gjithashtu se i ri ka qenë në kushtet e depresionit.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Sot më datë 04.04.2017, ora 12:10, u njoftuam se në lagjen Nr. 9, Durrës janë gjetur nga familjarët, të vrarë me armë zjarri brenda banesës së tyre shtetasit Hurme Çurri dhe Irsid Çurri.

Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivët e Policisë dhe u ngrit grupi hetimor, ku rezultoi se:

Në lagjen Nr. 9, Durrës, në katin e dytë të banesës, në dhomën e gjumit u gjetën të vrarë me armë zjarri shtetasit e mësipërm, konkretisht Hurme Çurri 80 vjeçe dhe Irsid Çurri 23 vjeç.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në dhomën e gjumit, në afërsi të viktimës Irsid Çurri u gjet një armë zjarri automatike kallashnikov.

Gjithashtu, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm, si dhe 10 copë fishekë të pa plasur model 56, kalibër 7.62 mm dhe 1 fishek, i cili u gjend brenda folesë së fishekut në armën e zjarrit automatike.

Nga tërësia e veprimeve të para hetimore proçeduriale, si kqyrja e vendit të ngjarjes , kqyrja e kufomave, marrja e deklarimeve familjareve të viktimave, bazuar edhe në mekanizmin e ndodhjes së ngjarjes, dyshohet se viktima Irsid Çurri, në kushtet e depresionit, fillimisht ka vrarë me armë zjarri gjyshen e tij, shtetasen Hurme Çurri dhe me pas është vetvrarë me armën e zjarrit automatike.

Shtetasi Irsid Çurri ka qenë më parë i dënuar për vrasje, kryer në vitin 2010.

Nga kryerja e veprimeve proçeduriale ka rezultuar se viktima, shtetasi Irsid Çurri pas kthimit të tij nga Gjermania ka shfaqur shenja të depresionit.

Gjithashtu banesa e viktimave ka qenë e mbyllur nga brenda.

Nga kqyrja e kufomave nuk janë evidentuar shenja dhune.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kryerjes së veprimeve të tjera proçeduriale ka asistuar Prokurori i gatshëm i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Shkaktimit të Vetvrasjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake “, parashikuar në nenet 79/C, 99 dhe 278 te Kodit Penal.

Paraardhëse

Shqiptari dhe grupi i tij i terrorist planifikuan të vrisnin deputetin e djathtë

Pasardhëse

Shpëtim Idrizi, platformë me 7 pika për zgjidhjen e krizës

Pasardhëse
Shpëtim Idrizi

Shpëtim Idrizi, platformë me 7 pika për zgjidhjen e krizës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.