• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

18 dhjetori një Kuvend vetëm për përjashtimin e Berishës? Basha i prerë: Statuti është i qartë, ka një Parti Demokratike

22 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish për zhvillimet e brendshme në PD, si dhe mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike më 18 Dhjetor.

Basha ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e tij dhe ka thënë se nuk ka dy kuvende në Partinë Demokratike, por një kuvend i cili bazohet te statuti, ndërsa e cilëson si miting atë të thirrur nga Berisha më 11 dhjetor.

Në një intervistë për Vizion plus i pyetur nëse 18 dhjetori është një Kuvend për përjashtimin vetëm të ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha është shprehur:

“Nuk ka Kuvend përjashtimi, ka Kuvend bashkimi. Dhe çdokush e përcakton raportin me demokratët në bazë të qëndrimit që mban me interesat elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe në raport me Statutin e Partisë Demokratike. Nuk është kjo një hordhi dumbabistësh ku secili bën si t’i thotë mendja apo dikush është më i barabartë se të tjerët dhe i mbivendoset dikujt tjetër. Jo. Statuti është i qartë. Ka një Kuvend, një Parti Demokratike, e cila do të marrë vendime jo për hallet personale të askujt po për hallet e shqiptarëve dhe në raport me Platformën Qytetare për Demokraci, do t’i japë formë, do t’i japë substancë një lëvizje popullore e cila ngërthen interesat e shumicës sepse ajo që kemi sot në Shqipëri është një pakicë e vogël njerëzish, pushtetarësh, politikanësh, oligarkësh, faktorësh të krimit të organizuar që mbajnë të gjithë Shqipërinë në duart e tyre duke u pasuruar, duke u bërë gjithnjë e më të pushtetshëm përballë një shumice e cila po varfërohet ditë për ditë dhe si rezultat një pjesë e madhe po shikon largimin si të vetmin shpëtim. Pra, janë hallet e shqiptarëve problemi dhe agjenda jonë, jo hallet personale të askujt, qoftë ky dhe Sali Berisha.”-tha ai.

Kryedemokrati teksa është shprehur se nuk do të ketë Kuvend më 11 dhjetor, ka thënë se qëllimi i ish-kryeministrit Berisha është ta përdorë PD si mburojë kundër Shteteve te Bashkuara të Amerikës.

“Nuk ka se po të kishte padiskutim që unë i pari do të kisha garantuar që vullneti i demokratëve, i delegatëve, të respektohej dhe ju e dini fare mirë që kjo u pamundësua në mënyrën se si vetë Sali Berisha vendosi çastin e fundit të bënte blofin me atë që e quajti një proces për zbatimin e Statutit dhe demokracinë e brendshme. Gjuha e tij tashmë provon para të gjithëve se nuk ka asnjë interes tjetër përpos se ta mbajë Partinë Demokratike në vendnumëro, madje ta sabotojë në përballjen me regjimin me të vetmin qëllim për ta përdorur si mburojë kundra Shteteve te Bashkuara të Amerikës”, tha Basha.

Paraardhëse

Basha sulmon presidentin: Shqiptarët ia dinë bëmat dhe gjëmat Metës

Pasardhëse

“Nuk do shkelësh kurrë në zyrën time”, analisti i njohur mbështet Sali Berishën, hedh akuzat e rënda për Yuri Kim

Pasardhëse

“Nuk do shkelësh kurrë në zyrën time”, analisti i njohur mbështet Sali Berishën, hedh akuzat e rënda për Yuri Kim

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.