• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘12 miljet në detin Jon’, Projektligji i parë që miratohet në parlamentin e Greqisë për këtë vit

4 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Projektligji i parë në parlament për 2021 ai i 12 miljeve. Me një lëvizje simbolike më shumë kuptime kërkon të fillojë vitin 2021 Athina zyrtare duke sjellë në parlament për të diskutuar dhe miratuar si projektligj të parë për këtë vit, atë të zgjerimit nga 6 deri në 12 milje të ujërave detare në detin Jon.

Lajmin e publikon gazeta “To Vima” e cila duke ju referuar burimeve qeveritare thekson se projektligji në fjalë është një mesazh i qartë dhe i fuqishëm ndaj Ankarasë. Ajo që ende nuk është sqaruar është nëse me fillimin e punimeve të parlamentit në 11 janar, ky projektligj do të ratifikohet me procedurën urgjente.

Hapi i parë për zgjerimin e ujërave detare në këtë zonë është bërë një javë më parë kur është publikuar në fletoren zyrtare të qeverise hyrja në fuqi e dekretit Presidencial për mbylljen e gjireve dhe zbatimin e parimit të vijës së drejtë në këto gjire në rajonin e Detit Jon, të ishujve veriore të tij e deri në Kepin Tainaro në Peloponez.

Në këtë dekret bëhen të qarta koordinatat gjeografike për mbylljen e 39 gjireve dhe limaneve të vogla në Greqinë Perëndimore dhe në shtatë ishujt e mëdhenj të Jonit, në përputhje me nenin 10 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit (UNCLOS), dmth gjiret e hapura deri në 24 milje detare.

Siç thekson gazeta tjetër “Ta Nea”, këto janë të ashtuquajturat “gjire juridike”, me shembuj tipikë Gjirin e Korfuzit, Gjiri Amvrakikos dhe Gjiri Mesiniakos. Për më tepër, është zbatuar parimi i vijës së drejtë edhe tek 10 pika në përputhje me nenin 7 të UNCLOS që sqaron se ky parim mund të zbatohet edhe në ato zona ku vija bregdetare është e paqëndrueshme me thyerje të relievit të saj apo ka ishuj pranë saj.

Zgjerimi i zonës bregdetare në Detin Jon cilësohet si një hap i rëndësishëm për përcaktimin e kufijve detare mes Greqisë dhe Shqipërisë, vetëm disa muaj pasi Athina ka nënshkruar marrëveshjet përkatëse me Romën dhe Kajron.

Gjithashtu ky zhvillim i hap rrugën dy vendeve të procedojnë siç kanë rënë dakord me apelim në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, hap që pritet të ndodhë pas zgjedhjeve në Shqipëri, me fillimin e konsultimeve për hartimin e marrëveshjes kornizë që do i paraqitet kësaj gjykate. Nga ana tjetër diplomacia greke kërkon ta përdorë apelimin bashkë me Shqipërinë në Hagë, si një një model për zgjidhje të mosmarrëveshjeve Greko-Turke, larg tensioneve dhe kërcënimeve.

Paraardhëse

Motra e Fifit i jep fund beqarisë dhe në urimin e Fifit ka vetëm një kërkesë (FOTO)

Pasardhëse

2021 sjell zhvillime të reja për shkencëtarët dhe astronautët, ja çfarë pritet më 18 shkurt dhe 31 tetor

Pasardhëse

2021 sjell zhvillime të reja për shkencëtarët dhe astronautët, ja çfarë pritet më 18 shkurt dhe 31 tetor

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.