• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

’12 miljet e Greqisë’, Meta: Nuk kam ende asnjë përgjigje nga Rama, prej 20 ditësh

18 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se nuk ka marrë ende asnjë sqarim nga Kryeministri Edi Rama për deklaratat e bëra lidhur me zgjerimin me 12 milje të Greqisë në ujërat territoriale.

Meta iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp lidhur me debatin e hapur për zgjerimin e Greqisë, por edhe marrëveshjen e ujërave ndërkufitare midis dy vendeve, mbetur pezull prej vitesh.

“Ju i keni çuar një letër, kryeministrit shqiptar Edi Rama për të marrë informacion lidhur me deklarimet që ka bërë Kryeministri grek për çështjen e 12 miljeve detare. A e keni marrë këtë informacion? E dyta, Rama nga Athina hodhi idenë e dy alternativave për të pasur zgjidhje për kufirin detare me Greqinë, atë me ndërmjetësimin e një pale të tretë dhe tjetra, çuarja në një gjykatë ndërkombëtare. Mendoni se kjo është zgjidhja më e mirë?”

Presidenti Meta tha: Lidhur me çështjen në fjalë, që është mjaft sensitive prej së paku 12 vjetësh midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe një problem mjaft i ndjeshëm brenda vendit, Presidenti ka qenë gjithmonë koherent dhe tepër bashkëpunues me qeverinë këtu, me qeverinë tonë, me institucionet tona, pasi në fund të fundit, ne përfaqësojmë një palë dhe detyart e secilës i ka përcaktuar në mënyrë të qartë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Presidenti në mënyrë bashkëpunuese i ka plotësuar të gjitha detyrimet e tij dhe ka qenë gjithnjë shumë bashkëpunues me qeverinë.

Edhe për pyetjen që shtruat ju, prej gati 20 ditësh kemi dërguar një kërkese zyrtare në përmbushje të detyrimeve që ka Presidenti për një çështje të tillë siç përcakton vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetuta e Republikës.

Ende nuk kemi ndonjë përgjigje. Ne jemi të duruar ashtu sikurse nga ana e institucionit të Presidentit në drejtim të Kryeministrisë dhe qeverisë kanë shkuar edhe kërkesa dhe informacione të tjera më parë për këtë çështje që nuk kanë marrë një përgjigje.

Por ajo që dua t’u them juve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë është se Presidenti asnjëherë nuk ka luajtur dhe luan me një çështje të tillë apo me çdo lloj çështje që ka të bëjë me marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe qëndrimi i Presidentit për çdo çështje është jo vetëm koherent, po i qartë dhe tepër parimor.”, tha Meta.

Paraardhëse

Konflikti për detin! Befason Erdogan: Gati të takohem me Mitsotakis, kërcënimi për presidenten greke

Pasardhëse

Drafti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Astrit Patozi zbulon prapaskenat, tregon çfarë synon Rama me këtë lëvizje

Pasardhëse

Drafti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Astrit Patozi zbulon prapaskenat, tregon çfarë synon Rama me këtë lëvizje

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.