• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

103 vjet Kryeqytet, Erion Veliaj: Sot Tirana është në ditët e saj më të mira

12 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tirana e transformuar ne 103-vjetorin e shpalljes Kryeqyteti i Shqipërisë, ishte tema e radhës e rubrikës javore të komunikimit me qytetarët të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në videomesazhin e tij, Veliaj uroi të gjithë kryeqytetasit për këtë përvjetor, teksa tha se sot Tirana po kalon ditët e saj më të mira.

“Sa herë vjen 11 shkurti dhe ne festojmë përvjetorin e Tiranës Kryeqytet ndihem jashtëzakonisht krenar, jo vetëm se jam pjesë e këtij kryeqyteti, kam lindur, jam rritur këtu, por se prej gati 8 vitesh, së bashku me një skuadër fantastike, i përkushtohemi çdo ditë, me shumë pasion, zhvillimit dhe transformimit të Tiranës sonë, e cila çdo ditë ka sfida, por çdo ditë sjell mundësi të jashtëzakonshme! Kush nuk do të ndihej kështu, në një kryeqytet si ky i yni, që kemi sot, i cili po kalon ditët më të mira, që nga koha e ekzistencës së tij”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku përmendi disa prej arritjeve vetëm gjatë vitit të fundit i cili, sipas tij, ishte një vit historik:

“Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe përveç 1000 aktiviteteve rinore, shenjoi plot suksese të tjera, si organizimi i përkryer i finales së Konferencë Ligës me Romën dhe Fejnordin në Tiranë dhe tifozët respektivë, Festivalin Sunny Hill, apo edhe koncerte si ai i Ermal Metës, Dua Lipës dhe Rita Orës e qindra aktivitete të tjera. E mbyllëm vitin me vlerësimin më dinjitoz që kemi marrë ndonjëherë nga ana politike e diplomatike, ku mes shumë qyteteve europiane dhe ballkanike, Tirana u zgjodh mikpritësja e Samitit të BE, i pari Samit që organizohej ndonjëherë në një qytet jashtë Bashkimit Europian, edhe ky qytet ishte Tirana jonë“, u shpreh ai.

Kreu i Bashkisë theksoi se edhe këtë vit, entuziazmi dhe energjia pozitive vazhdojnë për Tiranën.

“Jemi kurorëzuar “Qyteti Europian i Sportit”, ku na presin të tjera suksese historike, jo vetëm për sportin elitar, por edhe për sportin komunitar, për përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve në të gjitha aktivitetet sportive për një jetë të shëndetshme”.

Veliaj tha se për të ardhur deri këtu është punuar shumë për të çrrënjosur ditët e zymta të Tiranës kaotike të viteve ‘90.

“Gjatë këtyre 30 viteve të fundit, sidomos pas rënies së komunizmit, fatkeqësisht, Tirana ka pasur ditët e saj të errëta, kur punët nuk i kanë shkuar edhe aq mirë ose i ka ngecur sahati në vend. Këtu kam parasysh ditët e kioskëzimit, ndërtimeve pa leje, zaptimit, rrëmujës, trafikut dhe zhulit. Një Tiranë që askush nuk ndihet krenar kur e kujtojnë dhe po punojmë çdo ditë që t’i harrojmë ato ditë të errëta të Tiranës së tranzicionit”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se vetëm pas viteve 2000 u rikthye identiteti dhe shkëlqimi i Tiranës, falë vizionit të Edi Ramës, por kujtoi 4 vitet e parardhësit të tj që e ndaluan zhvillimin.

“E teksa patëm edhe një kohë të përgjumjes në mes, hapat dhe ritmin e tij nuk e kemi ndalur, sapo rikuperuam bashkinë dhe administratën tonë të re në vitin 2015. Kështu që, kemi mundur të vazhdojmë fillin e këputur të vizionit të Edit dhe të fitojmë kohën e humbur në ato 4 vite”, u shpreh ai.

Të gjitha këto, sipas Veliajt, u bënë të mundura falë një trinomi bashkëpunimi mes Bashkisë, Qeverisë dhe qytetarëve:

“Ky bashkëpunim është kthyer sot në një formulë suksesi për Tiranën, që kurrë më parë nuk ka qenë më mirë, një sukses që vjen si rezultat i një angazhimi të përbashkët, të përditshëm dhe kaq domethënës mes bashkisë, qytetarëve dhe qeverisë së Republikës së Shqipërisë”.

Për këtë tha kreu i Bashkisë faktet janë kokëforta dhe janë bazuar në punë dhe vepra konkrete që të gjithë mund t’i prekin dhe t’i shohin përditë.

Paraardhëse

Historia e pabesueshme nga Turqia, babai me dy djemtë varrosen të gjallë, alarmi i telefonit i shpëton, publikohen pamjet nën rrënoja

Pasardhëse

Kur jeta mund vdekjen ndodh mrekullia, FSK-ja shpëton edhe dy persona nga rrënojat në Turqi (VIDEO)

Pasardhëse

Kur jeta mund vdekjen ndodh mrekullia, FSK-ja shpëton edhe dy persona nga rrënojat në Turqi (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.