• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

10 numrat më intrigues në histori

7 May, 2016
në Kuriozitete
0
10 numrat më intrigues
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bota e numrave dhe statistikat fshehin histori dhe njohuri të pabesueshme për kulturën, betejat, fatkeqësitë dhe triumfet e së kaluarës. Në librin e saj “Një histori numrash botërorë”, Emma Marriott sjell për History Extra 10 nga numrat më intrigues të historisë:

700… simbole piktografike: format e hershme të gjuhës së shkruar

Sistemi i parë i shkrimit u zhvillua në Sumer, qytetërimin e hershëm të Mesopotamisë jugore. Çdo qytet sumerian kishte territorin e vet të tempullit  si një vend adhurimi, që gjithashtu shërbenin se qendra administrative ku tregtoheshin lëndët e para, si kallaji nga Afganistani apo bakri nga Qipro. Për të menaxhuar dhe për të regjistruar këtë sistem të tregtisë, sumerianët zhvilluan një formë të shkruarit te përbërë nga më shumë se 700 simbole piktografike, e cila ishte ndoshta në përdorim edhe në vitet 3.300  para erës sonë.

2.5 milionë…  blloqe guri të Piramidës së Gizës: Askush nuk e di si u vendosën

Nga të tre piramidat e ndërtuara nga egjiptianët e lashtë në Giza, Piramida e Madhe qëndron 146 metra e lartë. Janë dashur 20 vjet për ta ndërtuar, por pyetja që është shtruar ka qenë gjithnjë se si janë vendosur gjithë ato gurë të rëndë në një rajon ku rrota dhe vinçi ishin të panjohura.

40%… pjesa e Tokës në Spartë e zotëruar nga femrat

Femrat në Spartën e Lashtë gëzonin një pushtet dhe status të panjohur në pjesën tjetër të botës antike. Aristoteli na tregon se femrat zotëronin 40% të tokës dhe ishin një figurë tepër e çmuar dhe e konsiderueshme. Femrat spartane mund të trashëgonin pronë dhe të merrnin gjysmën e pasurisë ashtu si dhe djali i lindur.

Viti 0 … data që nuk ekzistoi kurrë

Vitet pas erës sonë, në kalendarin kristian janë të numëruara nga viti i lindjes së Jezu Krishtit. Duke qenë se numri 0 ishte i panjohur në Perëndim, Dionisi filloi epokën e re të Krishterë, pra Vitin 1, dhe jo Vitin 0.

29.54302 ditë… aftësia e pakuptueshme e popullit Maja

Një nga arritjet më të mëdha të popullit Maja, anëtarë të një qytetërimi 2,000-vjeçar të bazuar në gadishullin Jukatan, Guatemala – është sistemi i tyre kompleks kalendarik. Duke përdorur syrin e lirë, astronomët maja llogaritën gjatësinë e ciklit hënor si 29.5302 ditë, disa sekonda më të shkurtër nga 27.53059 ditëve të llogaritura nga astronomët modernë.

dreamstime_s_29504790

1 në 200 …. njerëz: një fakt për t’i dhënë miliona njerëzve diçka të përbashkët

Një studim amerikan ka treguar se 8 % e njerëzve në Azi në një rajon që shtrihet nga Paqësori deri në Detin Kaspik ndajnë një prejardhje Y-kromozomale që duket të ketë origjinën nga një mashkull të vetëm. Modeli gjenetik i variacionit sugjeron se është krijuar në Mongoli më pak se 1000 vjet më parë. Kjo barazohet në rreth 16 milionë persona, që është e barabartë me 1 në 200 njerëz që jetojnë në planetin sot.

180… burra pushtuan një perandori prej 5-10 milion njerëzish: Si u fitua Amerika e Jugut

Në vitin 1531, një aventurier i panjohur spanjoll, Francisco Pizarro, zbarkoi në bregdetin e perandorisë Inca me rreth 180 burra dhe 27 kuaj. Ai kishte dëgjuar histori për një perandori të madhe e të pasur në Amerikën e Jugut, të cilën donte ta pushtonte për Spanjën, edhe pse të paktë ishin ata që besonin se do ja arrinte. Ai së bashku me njerëzit e tij kapi perandorin Anthualpa. Pizarro arriti të pushtonte perandorinë Inca me një popullsi prej 5-10 miliona veta

18.5 … vite: jetëgjatësia mesatare pas revolucionit industrial

Kjo është një statistikë që dikush pret të datojë në Epokën e Bronzit, ose në shoqëritë punëtore të skllevërve, por në fakt ka ndodhur në mes të shekullit të 19. Industrializimi çoi në rritje të konsiderueshme të numrit të ditëve të punës, ndërsa urbanizimi masiv kontribuoi në përhapjen e sëmundjeve si kolera dhe tifo. Kjo bëri që jetëgjatësia mesatare e një punëtori të binte në 18.5 vjeç.

2.5%… e italianëve flisnin italisht

Nacionalizmi nuk pritej gjithnjë krahëhapur nga të gjithë. Shumica e popullsive ruanin besnikëritë lokale ose rajonale, ndërsa disa u larguan nga rrethi ku kishin lindur. Në Itali në vitin 1861, vetëm 2.5% e italianëve flisnin italisht. Frëngjishtja flitej në veri, dhe dialekte të ndryshme në pjesën tjetër të vendit.

159 milionë…. sisteme. Enigma gjithnjë në ndryshim

Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, gjermanët komunikonin të paktën një herë në ditë me kodin Enigma. Aleatët për të zbuluar çfarë komunikonin nazistët kombinuan 159 milion parametrat të reja. Ky ishte niveli i detajeve me të cilat matematicienët në Bletchley Park iu është dashur për të luftuar për të thyer sistemin Enigma dhe deshifruar mesazhet e koduara.

Ky sukses pati një rëndësi të dorës së parë në fitimin e luftës nga ana e aleatëve SHBA-Britani-Rusi./Tirana Observer/

Paraardhëse

Gazetari që u ‘maskua’ si xhihadist, dhe zbuloi planet e tyre (Foto/Video)

Pasardhëse

Yes, he Khan

Pasardhëse
Khan

Yes, he Khan

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.