• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

10 histori të tmerrshme në lidhje me Facebookun.

26 November, 2016
në Botë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një nuse anulloi dasmën pasi pa të fejuarin e saj të përqafuar me një tjetër femër në Facebook, në një rast tjetër dhëndri përditësoi statusin në FB gjatë dasmës në altar, ndërsa një adoleshenti shpëtoi nga burgu falë një statusi në FB, kurse një fëmijë i rrëmbyer gjeti familjen e tij pas 22 vitesh.

 

1 – Gruas së cilës iu vodh foto në Facebook, dhe iu përdor për publicitet në Çeki

1

Kjo është një foto e bukur e një familje nga Misuri, SHBA, që pozonte për një kartolinë Krishtlindjesh.

Por ajo çka ata nuk prisnin ishte që foto të përfundonte si reklamë në një shtet tjetër. Imazhi  i tyre u përdor në një dyqan ushqimesh në Pragë të Çekisë.

2 – Gruaja e sëmurë që humbi përfitimet e saj nga fotot e plazhit në FB

2

Nathalie Blanchad, një grua e sëmurë prej kohësh nuk po merr më asistencë sociale të përmuajshme pasi postoi foto duke u kënaqur në plazh në llogarinë e saj në Facebook.

Pasi u diagnostikua me depresion Nathalie-s iiu desh të linte punën tek IBM, dhe kështu do të merrte asisctencë nga kompania Manulife. Pas fotove të postuar, kompania e sigurimeve ndaloi së dhënë asistencë asaj.

3 – Dhëndri përditësoi statusin në FB gjatë dasmës në altar.

3

Çfarë duhet të bëjë një dhëndër pas betimeve të dashurisë? Të puthë nusen? Por nuk ishte kjo që ndodhi në dasmën e Dana Hanna-s me bashkëshortin e saj, i cili para se të puthte nusen, mori telefonin dhe ndryshoi statusin e tij duke e vënë: U martua me Dana Hanna.

4 – Bashkëshorti që la gruan e tij që nga FB

4

Një ndarje është e dhimbshme për të gjithë, por të kuptosh që martesa ka marrë fund në internet kjo shkon përtej çdo gjëje. Emma Brady, u shokua nga një update-im që pa në rrjetin social Facebook: Neil Brady i dha fund martesës me Emma Brady. Tani Nail shkoi të jetojë me të ëmën dhe tha se nuk donte të kishte më të bënte me Emma-n.

5 – Adoleshenti që shpëtoi nga burgu falë një statusi në FB

5

Rodney Bradford, është një 19-vjeçar që nuk e kishte menduar kurrë se një mesazh i tij në Facebook, do të ishte pasaporta e tij drejt lirisë. “Ku janë petullat e mia”, shkroi Rodney nga apartamenti i babait të tij në Harlem. Një ditë më pas i riu u arrestua i dyshuar për vjedhje. Avokati i tij përdori Facebook-un si alibinë e tij. Kjo më pas u kontrollua dhe bëri që akuzat të binin.

6 – Fëmija i rrëmbyer që gjeti familjen e tij pas 22 vitesh nëpërmjet FB

6

Alex Anfuso, një italian i rrëmbyer nga vetë babai i tij në moshën 5-vjeçare, jetoi me emër tjetër për 22 vite në Kajro të Egjiptit. Shpesh në Facebook-un e tij Alex shkruante: Quhem Alex dhe po kërkoj familjen time.

Pas gjithë atyre viteve përpjekjesh të dëshpëruara për t’u lidhur me familjarët e tij, ai u shkroi të gjithë njerëzve me mbiemrin Anfuso në Facebook. Ai madje kontaktoi dhe me kanalin RAI, por fatkeqësisht zbuloi se nëna e tij kishte vdekur

 

7 – Djali që tha se nëse krijonte një grup 1 mln persona do të bënte tatu të gjitha personazhet e Pokemon

7

Një i ri ekuadorian vendosi të hapte një grup në Facebook me emrin: Nëse bëhen 1 mln persona, unë Jose Romero zotohem se do të bëj tatuazh 151 personazhet e Pokemon në shpinën time”. Por ai nuk e kishte imagjinuar që njerëzit do të shtoheshin derisa arritën 1 mln. Por Romesos iu desh të fshihej sepse ai nuk e mbajti premtimin.

 

8 – Çifti me të njëjtin emër që u martua pasi u njohën në FB

8

Nuk është e pazakontë të gjesh në Facebook një person me të njëjtin emër. Por që ta gjesh dhe me mbiemër njësoj këtu përbën habi. Një djalë nga Teksas i quajtur Kelly Hildebrandt takoi një vajzë nga Florida që gjithashtu quhej Kelly Hildebrandt dhe ata u martuan me njëri-tjetrin. Djali tha: “Po kërkoja një ditë kot në Facebook për emrin tim dhe rastësisht kur shoh se një vajzë mbante po të njëjtin emër dhe mbiemër si dhe unë, pasi i dërgova friend request biseduam dhe njohëm njëri-tjetrin”.

 

9 – 13-vjeçarja që njohu një adoleshent në FB, bëri seks me të dhe e fshehu në dollap

9

Një grua e shokuar telefonoi policinë pasi ajo hapi dollapin e dhomës së vajzës së saj dhe gjeti një 19-vjeçar aty. Vajza 13-vjeçare pranoi se kishte bërë seks me të pasi e njohu në FB. Sipas policisë djali ishte fshehur në dollap që prej dy ditësh. Ai u arrestua nën akuzën e sulmit seksual.

 

10 – Nusja që anulloi dasmën pasi pa të fejuarin e saj të përqafuar me një tjetër femër në FB

10

Disa ditë përpara dasmës, një grua la të dashurin e saj pasi e pa të përqafohej me një tjetër femër në FB.

Gruaja e nevrikosur vendosi postera në të gjithë Romën pasi zbuloi që i dashuri i saj e tradhëtonte. Në poster shkruhej: “Falë Zotit që ekziston Facebook”.

Paraardhëse

Rrëfehen tre burrat kosovarë që u përdhunuan gjatë luftës nga serbët

Pasardhëse

Vdes Fidel Castro, udhëheqësi më jetëgjatë i shekullit të kaluar

Pasardhëse
Fidel Castro, Prime Minister of Cuba, smokes a cigar during his meeting with two U.S. senators, the first to visit Castro's Cuba, in Havana, Cuba, Sept. 29, 1974.  (AP Photo)

Vdes Fidel Castro, udhëheqësi më jetëgjatë i shekullit të kaluar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.