• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

​Zgjedhja e presidentit, një mision i pamundur për qeverinë Hoti

6 December, 2020
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vështirë e arritshme po konsiderohet një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Njohësit politikë vlerësojnë se çdo variant, pavarësisht tentimeve, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Madje, paralajmërimet e fundit të koalicionit qeverisës për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje i quajnë pazar e tregti.
Allen Meta nga D4D thotë për KosovaPress se i pari i shtetit duhet të jetë unifikues dhe i pajtueshëm për të gjithë, e jo të zgjidhet nga pazaret politike.

“Partitë politike kohën e fundit janë duke e parë pozitën dhe institucionin si pazar e tregti. Këto nuk duhet të realisht të ndodhin në institucionet e Kosovës, pasi janë të dëmshme. Që nga ngjarja e emërimeve politike të ndryshime deri më tani, e sidomos tek çështja e presidentit. Ne besojmë se është shumë e rëndësishme të mos ketë tregti e biznes ndërmjet partive politike për çështjen e presidentit. Pasi ai duhet të jetë unifikues dhe i pajtueshëm për të gjitha partitë politike, jo vetëm për partnerët e koalicionit. Duke marrë parasysh se mandati i tij është pesë vjeçar dhe si i tillë besojmë se presidenti duhet t’i përfaqësojë të gjitha partitë politike dhe gjitha qytetarët. Besojmë se në këto konstilacionet e fundit që po ndodhin, sidomos nga partitë e koalicionit mund të jenë të dëmshme”, thotë ai.

Të pamundshme zgjedhjen e presidentit në këto rrethana politike, po e sheh edhe analisti politik, Ramush Tahiri. Madje ai për KosovaPress jep datat se kur vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

“Nëse arrihet marrëveshja që me u bashkëngjitë qeverisë PDK-ja, atëherë gjasat janë që AAK të del nga koalicioni. Prapë nuk mund të zgjidhet presidenti se AAK-ja dhe LVV-ja janë më shumë se 40 deputetë, që dmth se në sallë nuk mund të jetë 80 deputetë. Pra në çdo variant, ani pse po shtyhet procedura vendi, vendi do të shkojë në zgjedhje. Çdo variant, ose që jep dorëheqje qeveria dhe caktohen 45 ditë zgjedhjet, ose e shpërndanë vetë vetën Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje. Zgjedhjet mund të jetë në Kosovë, në shkurt, ose në fund të janarit. Por nuk mund të shtyhen më vonë, nuk ka arsye. Pasi për momentin po thuhet se arsye për zgjedhje është presidenti, por të njëjtin kohë kemi një qeveri që nuk i ka 61 vota, por i ka 59 dhe një qeveri që nuk po mund të miratojë ligjet dhe vendimet e rëndësishme. Si qeveri e tillë nuk shihet ndonjë dobi për Kosovën nëse qeveria Hoti rrinë pushtet, nuk mund të kryejë punët për të cilat është zgjedhë dhe e ka mandatin”, u shpreh ai.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i “Çohu”, Arton Demhasaj të mundshme e konsideron edhe rokadën politike, ku PDK-ja mund të merr kryeministrin, e LDK-ja presidencën.

Por, rol kyç në këtë mes e sheh AAK-në, pa të cilën thotë se nuk do të ketë asnjë zgjidhje.

“Ka informacione dhe ka diskutime që janë zhvilluar ndërmjet LDK-së dhe PDK-së dhe akterëve tjerë politikë për një rokadë ndryshe. Aty flitet në një mënyrë që qeveria të kalojë në duart të PDK-së me kusht që LDK-ja të merr udhëheqjen me presidencë. Për këtë është përmend vet emri i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, që ai të bëhet president, e dikush nga PDK të merr qeverinë. Ka pasur diskutime të tilla, këto janë zhvillu edhe sa kanë qenë ish presidenti Thaçi dhe Veseli këtu”, deklaron Demhasaj.

Për zgjedhjen e një presidenti, partive parlamentare i kanë mbetur edhe 5 muaj si afat kushtetues. Derisa nuk ka një zgjidhje, ushtruese detyre e presidentit të vendit është Vjosa Osmani.

Paraardhëse

Kë do të kishte dashur të puthte? Shqipja rrëfen “fiksimin” e vjetër në Përputhen

Pasardhëse

Merkel jep lajmin e “hidhur”: Ndihma e shtetit ndaj bizneseve nuk mund të zgjasë përgjithmonë

Pasardhëse

Merkel jep lajmin e "hidhur": Ndihma e shtetit ndaj bizneseve nuk mund të zgjasë përgjithmonë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.