Teksa pritet që nesër të publikohen detaje të reja që sipas Top Channel do trondisin ekuilibrat politikë, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar sonte në Opinion se policia ka sekuestruar në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri një byzylyk të djalit të vogël, një varëse të bashkëshortes por që ka rezultuar të jetë e gjyshës së tij.
Hoxha tha sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, se përveç byzylykut të djalit të vogël dhe varëses, është sekuestruar një palë vëthë dhe një byzylyk tjetër.
Diskutime rreth kësaj post