Kreu / Aktualitet / Vrasësit me pagesë do ekzekutonin një familje, u zbuluan nga përgjimet
Vrasësit me pagesë do ekzekutonin një familje

Vrasësit me pagesë do ekzekutonin një familje, u zbuluan nga përgjimet

Vrasësit me pagesë do ekzekutonin një familje, u zbuluan nga përgjimet

Gazmend Dervishi, Dritan Nikolli dhe Bruno Shehu të arrestuarit një ditë më parë në Durrës teksa policia parandaloi një vrasje do të njihen ditën e enjte me akuzën ndaj tyre në Gjykatën e Durrësit.

Burime për ReportTv bënë me dije se ndaj tyre është ngritur akuza e vrasjes së mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.

Por cili ishte plani i tre të rinjve të arrestuar në flagrancë?

Burime të rezervuara nga grupi hetimor i thanë ReporTv se prej më shumë se 1 jave Dervishi, Nikolli dhe Shehu ishin në përgjim dhe në biseda mes tyre ata flisnim për një vrasje të shumfishtë që dikush kish porositur.

Në bisedën e përgjuar një ditë para arrestimit të tyre në flagrancë ata kanë marrë porosi për vrasjen jo vetëm të një personi por të gjithë pjestarëve të familjes me banim në Shijak.

Për këtë arsye thanë burimet ata kanë ndryshuar planin e ekzekutimit dhe nuk kanë marrë armën pistolet e cila është sekuestruar më pas në banesën e Bruno Shehut në Sukth por kanë marrë armën automatik.

Pas ekzekutimit të pjestarëve të familjes në Shijak, tre të rinjtë kishin planifikuar që të digjnin automjetin, maskat, dorezat dhe armën që do përdornin për të kryer krimin.

Më pas ata do të humbnin gjurmët me një automjet që i priste ata në rrugën dytësore që lidh Maminasin me autostradën Durrrës­Tiranë.

24 orë pas arrestimit tre të rinjtë kanë mohuar se janë vrasës me pagesë duke deklaruar për hetuesit se ishin nisur për të kryer një grabitje.

Por kjo pistë nuk ka bindur hetuesit të cilët si prova materiale ndaj Dervishit, Nikollës e Shehut kanë përgjimet telefonike dhe vëzhgimet e tre të rinjve ku rezulton se prej 2 jave ata survejonin çdo lëvizje të familjes që do të ekzekutohej në Shijak.

Ky ekzekutim mafioz i parandaluar nga policia dyshohet të ketë lidhje me një konflikt 15 vjecar midis dy fiseve në qytetin e Shijakut, konflikt ky i lindur në Itali pas përplasjeve për shfrytëzimin e prostitucionit dhe drogës./Shqiptarja.com

Mos humbisni

Flet specialisti i vizave: Gabimet që bëni kur hidhni Lotarinë Amerikane

Në një intervistë për Arena në Ora News, Lorenc Mansaku, supervizor specialist për vizat pranë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.