Një grua është gjetur e pajetë brenda në banesën e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Selenicë të Vlorës, ku mësohet se viktimë është 60 vjeçarja D.G.
Kanë qenë të afërmit e viktimës që kanë gjetur trupin e pajetë duke njoftuar policinë.
Nga verifikimi paraprak dyshohet se shtetësja mund te këtë konsumuar medikamente të ndryshme.
Megjithatë uniformat blu kanë nisur hetimin lidhur me shkakun që mund ta ketë çuar gruan drejt vendimit fatal.
Për këtë arsye po merren në pyetje të afërmit dhe familjarët e viktimës.
Diskutime rreth kësaj post