Seanca e së enjtes që degjeneroi në dhunë nga ana e opozitës nisi me një ngjarje krejt normale. Kreu i Grput Socialist, Taulant Balla, po fliste në seancë teksa tha se është dita për të kontribuar për leuçeminë. PS kishte sjellë në Kuvend rastin e Dardanit të vogël.
“Të bëhemi të gjithë sëbashku për blerjen e një aparature diagnostikimi të fëmijëve 0-8 vjeç. Le të bashkohemi mazhorancë opozitë për të kontribuar për Kosovën” – këto ishin fjalët e Ballës ndërsa Berisha u çua nga vendi vetëvetiu.
Kjo panoramë tregon mashtrimin e madh që Blendi Fevziu, Iris Luarasi dhe Lorenc Vangjeli thanë në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së enjtes.
Të tre njëzëri e quajtën skandal pse Garda pengoi Berishën për të folur. Sëpaku për tre personazhet, është e pamundur që Berisha të ndalohej përderisa fjalën ia dha Gramoz Ruçi. I të njëjtit mendim ishte edhe Ylli Manjani dhe Preç Zogaj.
Por video e mëposhtme i nxjerr blof të gjithë. Domethënë në mbi gjysme orë emision është folur pa bazë. Ku është pjesa kur Ruçi ia jep fjalën Berishës? / Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post