Kreu / Aktualitet / Universiteti Bujqësor i Tiranës shpallet më i miri për vitin 2017

Universiteti Bujqësor i Tiranës shpallet më i miri për vitin 2017

Universiteti Bujqësor i Tiranës është renditur si universitet më i mirë në Shqipëri për vitin 2017. Lajmi konfirmohet nga Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore me qendër në Spanjë, i cili përmes një studimi nxjerr në pah të dhënat mbi vlerësimet.

Duke u bazuar në performancën akademike të mësimdhënies, kërkimit shkencor, si dhe aktivitetit gjithnjë dhe në rritje të ofrimit të shërbimeve ndaj të tretëve, Universiteti Bujqësor i Tiranes ka shënuar ngritje të ndjeshme në ranglistat rajonale dhe ato botërore, që bëjnë renditjen e universiteteve bazuar në performancën e tyre.

Pas një vlerësimi mbi plotësimin e të gjitha standardeve të Akreditimit të vlerësuara nga Kompania Britanike dhe APAAL në vjeshtën e vitit 2016, ky klasifikim është një konfirmim i plotë i faktit që Universiteti Bujqësor i Tiranës është qendra më e madhe dhe ekselente e edukimit universitar dhe pasuniversitar, kërkimit dhe trajnimit për përgatitjen profesionale të specialistëve të fushës së bujqësisë, ekonomisë dhe menaxhimit të agrobiznesit, bioteknologjisë dhe ushqimit, mjedisit, agroturizmit, mbarështimit te pyjeve, mjekësisë veterinare & shëndetit publik në Shqiperi.

Këshilli i Lartë për Kërkime Shkencore është një ndër organizatat bazë kërkimore në Evropë qepërbëhet nga rreth 126 Qendra dhe Institute kërkimore të shpërndara në të gjithë Spanjën.

“Puna jonë dhe zbatimi i politikave zhvilluese të Universitetit në drejtim të harmonizimit të kurrikulës, përshtatja me risitë më të fundit teknologjike dhe zbatimi i risive me moderne në procesin e mësimdhënies, kanë bërë që të vlerësohemi jo vetëm nga studentët, por edhe nga Institucionet relevante ndërkombëtare të rankimit të universiteteve”, thotë Prof. Dr. Bahri Musabelliu, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Mos humbisni

Ju mungon vjeshta?! Të hënën fillojnë shirat

Ndërsa jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, të pakta janë ditët e ftohta dhe me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.