Viktima e një atentati me armë zjarri në Tiranë, pasditen e sotme 32-vjeçari Emiljano Boçi, nuk është shofer i Drejtorisë së Doganave, por një i ri me të njëtin emër.
Në media u raportua fillimisht se viktima E.B, kishte punuar si shofer i Drejtorisë së Doganave, por rezultoi të ishte informacion i gabuar pasi ai gëzon shëndet të plotë çka është konfirmuar nga miqtë dhe kolegët e tij. Gjithashtu fotot e përdorura gjerësisht në media nuk i përkisnin viktimës.
Një tjetër Emiljano Boçi është vrarë sot me armë zjarri të dyshuar me silenciator në zonën e “21 Dhjetorit”, ndërsa i plagosur ka mbetur shoku i tij, Melvi Disha, 27-vjeç.
Diskutime rreth kësaj post