Kreu / Politikë / Skandal / Opinion “i vjedh” patentën “Big Brother”, përgjon këdo që ka të ftuar në emision

Skandal / Opinion “i vjedh” patentën “Big Brother”, përgjon këdo që ka të ftuar në emision

Ishte harruar pak, skandali që kaloi një media televizive shqiptare, e cila bashkëbisedimin krejt konfidencial dhe personal të kryeministrit të vendit me moderatorin e emisionit, e ktheu lajm, duke shkelur çdo etikë profesionale, jo vetëm sepse biseda nuk përbënte lajm, por ishte një diskutim “off records” me tone të ndëzura, për disa parime që kryeministri i besonte, i mbronte dhe e vlerësonte ndryshe punën e tij, ndërsa gazetari nga misioni i tij apo edhe këndvështrimi personal, gjykonte të kundërtën.

Padiskutim që në media të tillë “kallëpi” gjen plot, që e marrin të mirëqenë, se u lind e drejta të regjistrojnë apo publikojnë të tilla ngjarje pa ngjarje, por është përgjegjësia e drejtuesve të emisionit që të marrin masa, me qëllim që të heqin nga vetja dyshimin, se ata janë autorët e urdhëruesit e “përgjimit! Nëqoftëse nuk marrin masa, atëherë sikurse drejtuesi edhe regjistruesi janë të dy bashkëpuntorë në përgjim. Por, në dijeninë tonë, kurrësesi një kameraman, regjisor, apo kushdo nga stafi emisonit, nuk ka guxim të marrë iniciativën të përgjoj një të ftuar pa miratimin e “shefit”.

Në studion e “Opinion”, një tjetër kamera, ka regjistruar dhe ka publikuar si lajm, bisedën personale midis deputetes Ermonela Felaj dhe bashkëshortit të saj, ku fyen moderatorin e emisionit Blendi Fevziu, i cili sipas gjykimit të saj personal nuk e drejtonte në mënyrë korrekte emisionin. Megjithatë, as Fevziut dhe as kameramanit, apo kushdo që e ka urdhëruar, duhet të ndiqen penalisht, sepse edhe përgjimet lejohen vetëm me vendim gjykate.

Me të drejtë na lind pyetja, kush janë këta njerëz, të cilët marrin guximin të përgjojnë dhe publikojnë bisedën private të të ftuarve të tyre, me qëllimin dashakeq për t’i diskretituar publikisht dhe politikisht?! Nuk e di a do e toleroj deputetja Felaj dhe bashkëshorti i saj këtë skandal në kurriz të tyre nga mediat “shpi, shpif se diçka do mbesë për pagatorët”, por qytetarët duhet ta dinë, se përveç përgjimeve të ligjshme për kriminelë dhe të inkriminuar, në këtë vend ka dhe përgjime të paligshme, nga ata që hiqen si miq dhe i’u kanë ftuar.

Drejtuesit e “Opinion”, duhet të kërkojnë falje publikisht deputetes Felaj dhe bashkëshortit, për veprimin e turpshëm dhe të dënueshëm ligjërisht dhe profesionalisht! /Lajme.al

Mos humbisni

Ish-aleati i ngushtë sulmon rëndë Ramën: Je i kapur… shko futu në bodrum para se të…

Ish-ministri i Drejtësisë dhe një prej aleatëve më të afërt të Edi Rama gjatë kohës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.