Kreu / Rajon / Si u zbuluan VIP-at që porosisnin kokainë në një lokal

Si u zbuluan VIP-at që porosisnin kokainë në një lokal

Detaje të reja dalin në dritë nga skandali që zbuloi EYP (Shërbimi Informativ grek) ku shumica e VIP-ave të Greqisë porosisin kokainë në një lokal ‘Sushi’ në Kolonaki në Athinë. Në këto ambiente ishin vendosur mikrofona.

Gazetarë, aktorë, skenaristë, moderatorë, këngëtare, biznesmenë të mëdhenj e pronarë të medias dëgjohen të pohojnë porositë e kokainës, madje dhe të dëshmojnë se “do na mbyllin kanalin me këto…” dhe kode të padeshifrueshme.

Gjate ditëve të fundit një numër i madh VIP-ash kanë dëshmuar në gjykatë për çështjen, ndërkohë priten urdhër-arrestet dhe akuzat.

Ndërkohë, deri tani është arrestuar greku Christos Mauromatis, ndërsa ‘truri’ i grupit të drogës, 52-vjecarit Stavros Petrukidis, është ende në kërkim.

Mos humbisni

Greqi, ndalohet një gomone shqiptare me drogë

Roja bregdetare greke ka ndaluar një gomone dhe ka vënë në pranga tre persona pas …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.