• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Si po mashtrohen shqiptarët nga Vodafone, Eagle dhe T-Mobile

4 August, 2017
në Ekonomi
0
a woman using a smart phone

a woman using a smart phone

13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në ka një shpenzim të përhershëm në familjet shqiptare apo buxhetet personale është pikërisht ai për blerjen e paketës së telefonisë celulare. Por çfarë po ndodh me këto paketa në Shqipëri?!

”Lajme.al” hulumtoi në disa prej dyqaneve të tri kompanive ”Vodafone”, ”Eagle Mobile” dhe “T-Mobile”(Telecom) dhe ajo që zbuloi, gërshetuar edhe me rrëfimet e vetë konsumatorëve, është me të vërtetë shqetësuese.

Të trija këto kompani mashtrojnë qytetarët, duke u shitur paketë, që nuk zgjasin më shumë se 28 ditë, por që konsumatorët i blejnë si mujore.

Nga ana tjetër luhet me sasinë e internetit që serviret. Nga 3 gigabyte, sasia zvogëlohet krejt papritur në 500 megabyte (kjo në varësi të ofertave).  Për një konsumator që ka zgjedhur të komunikojë me ”Vodafone”, ”Eagle” apo ”T-Mobile” vërtet që është shqetësuese, pasi dy ditë më pak komunikim dhe internet i kushtojnë.

”Di të them që kur shkova të rimbush telefonin te ”Vodafone”, oferta 800 lekësh me 3GB ishte bërë me 500 MB, dhe çmimi ishte i njëjtë. E njëjta gjë ndodh edhe në kompanitë e tjera pasi kanë bërë marrëveshje.

Dhe kur do të ndryshosh numrin, jo vetëm që nuk të lënë por të merr ”Vodafone” dhe të bën ofertë, të thotë ”Mos ik nga ne se të ofrojmë ofertë për një vit me gjysmë çmimi. Ulja e ditëve është bërë para disa kohësh. Kur kemi pyetur kompanitë  thonë që është rregull në gjithë Evropën. Por problemi qëndron se te ne nuk reflektohet në çmim, pasi ti ke paguar për 30 ditë dhe jo 28”, tregon një konsumatore për ”Lajme.al”.

data-full-width-responsive="true">

Një tjetër konsumator tregon se po kështu ndodh edhe në 2 kompanitë te të cilat është klient, ”Eagle Mobile” dhe ”T-Mobile”.

”Kështu ndodh edhe në këto dy kompani. 28 ditë e kanë ofertën. Nuk e di pse nuk i kontrollon kush”, tregon qytetari i revoltuar.

Rrëfimet janë të pafundme dhe vërtetësia e tyre konstatohet me mesazhet që dërgojnë kompanitë në telefonat e tyre përgjatë rimbushjes, nëpër të cilat duket qartë se afati i ofertës është 28 ditë. Ajo që ndodh te këto kompani, nuk ndodh te ”Plus Communication”, që vazhdon t’i ketë paketat 31 ditë.

Nuk dihet pse autoritetet nuk kanë kryer kontroll mbi këto kompani për shërbimin që u ofrojnë qytetarëve, por ”Lajme.al” do t’i shkojë deri në fund investigimit duke pyetur përfaqësues të kompanive dhe autoriteteve.

Pse kompanitë celulare abuzojnë me qytetarët? Çfarë bëjnë autoritetet shtetërore që kanë detyrimin t’i kontrollojnë? Dhe pse kompanitë që shesin këto oferta te konsumatorët përdorin cilësimin ”mujore”, kur e vërteta është krejt ndryshe.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Meta takohet me Demirajn, Luan Rama kujton listën me trafikantë

Pasardhëse

Haradinaj i habitur me bllokadën

Pasardhëse

Haradinaj i habitur me bllokadën

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Rozë

Ermal Meta mesazh në gjuhën shqipe pak minuta para nisjes së natës finale të Sanremos

Nga lajme5
7 March, 2021
0

Para nisjes së natës finale të Sanremos, këngëtari shqiptar Ermal Meta ka përcjellë një mesazh për të gjithë fansat e...

Jasminës nuk i del e keqja, “zhduk” Sarën nga studio e Top Channel

6 March, 2021

Rama për një musliman të majtë: Shqipëria s’ka vajza të mbuluara por muslimane me shami

6 March, 2021

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit

6 March, 2021

Prova e zjarrit në tre qarqe, si Basha kërkon të nisë përmbysjen nga Durrësi

6 March, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.