Ka zgjedhur te zhvendoset nga nje qytet ne tjetrin sebashku me kabinetin e tij per te zhvilluar mbledhjet e qeverise. Edi Rama ne kete forme merr vendime per qarkun ne fjale, por nje pjese e tyre lidhen drejteperdrejte me Shqiperine, pa nocionin “lokalist” siç me pas ne konferencat per shtyp kryeministri i shfaq.
E radhes qe nisi kete sipar per 2018-en ishte Lezha, qytet prej ku Rama mori disa vendime, dha konferencen per shtyp, madje pranoi edhe te pyetet nga gazetaret lokal siç ndodh ralle, e ku nuk kurseu batutat apo ironite qe jane ekskluzivitet i tij.
Diten e dyte doli ne terren me ministrat, me pas i shperndau nje pjese vetem, per te folur mbi reformat por edhe 100 ditet e para te qeverisjes me objektiva. Nje strategji kjo e kuruar ne detaje, e qe synon te rrise pike elektorale 17 muaj perpara se Shqiptaret tu drejtohen serish kutive te votimit, kete here per drejtuesit e ri te 61 bashkive te vendit.
Edi Rama kete nisem te “qeverise se levizshme” po e shet si nje hap me afer komunitetit, por askush deri me sot nuk ka kuptuar apo mesuar nga qeveria kostot e nje rrugetimi te tille ne buxhetin e shtetit. E natyrshem pyetja qe lind me pas eshte se a ja vlen gjithe ky shpenzim per keto rezultate?
Kjo mbetet per tu pare per vazhdimesine, por nje gje eshte e sigurte se levizjet e Rames, e kane nga pas nje strategji, apo nje gur rezerve. Kete e tregon sjellja e tij perballe protestave qe e presin ne qytete te caktuara, thumbimet qe ben me kryebashkiaket apo drejtuesit e tjere te institucioneve. Gjithçka ne funksion te “show bizit” politik te Rilindjes.
Gjithashtu dalja nga Tirana me nje mirekoordinim te tille, duke ulur ne sofren qeveritare edhe kryebashkiake te djathte, vjen ne nje moment kur opozita e bashkuar ka ndezur motorret e “luftes” memazhorancen, e cila nga ana e saj ndjehet e pafrikesuar. Padyshim nje loje kjo e Rames qe i pelqen te sfidoje, por edhe konfliktoje kur e ka mundur edhe brenda llojit!
I gjithe ky “pazar” politik e mediatik dergon pa frike uje ne mulli te vetem, qe Edi Rama ne mendjen e di me mire se askush se ke nxjerr perfitues, prandaj ai nuk llogarit kostot ekonomike, pasi ne fund kerkon dhe paguan faturen politike. E kjo e fundit ne fushaten e 2017-es i dha rezultat, pasi me tepsi, sahan, bakllava e revani ja doli te marre i vetem pushtetin, e te zhyse ne krize kundershtarin. Valle mos kjo eshte loja e radhes?!/ShkodraNews
Diskutime rreth kësaj post