Nje vdekje tragjike ndodhi kete 1 Janar 2018 në Sanxhak te Kurbinit, ku nje 16 vjecar nderroi jete pasi kishte hipur ne tarracen e shtepise per te hedhur fishekzjarre, por eshte gjetur me pas nga familjaret me nje plage ne koke.
Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarre, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë , pa shenja jete me një dëmtim në kokë.
Pritet ekspertiza mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë.
Dyshimet jane qe djalin ta kete prekur nje plumb qorr ose nje fishekzjarre. Keto te fundit nuk mungojne asnje fundvit, teksa nuk lene pa shkaktuar as incidente.
Teksa ne nje video te publikuar nga JOQ, shihet se si qellohet me arme ne momentet e nderrimit te viteve.
“Si e festojnë laçjanët Vitin e Ri”, thuhet ne pershkrimin e videos.
Diskutime rreth kësaj post