Nuk janë vetëm të rinjtë ata që bëjnë sherre apo edhe që kanosin njëri-tjetrin. Problemet e shumta sociale të shumë familjeve në Shkodër ndikojnë që tashmë edhe të moshuarit të jenë më agresiv si dhe të paduruar.
Dy burra janë ngatërruar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka kanosur personin tjetër. Kjo ka bërë që në vendngjarje të shkojnë forcat e policisë sepse ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës në sytë e të gjithëve. Shtetasi P.M 55 vjeç, banues në Bërdicë të Madhe dyshohet se në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës” ka kanosur me fjalë shtetasin P.V, vjeç 69, banues në fshatin Bërdicë e Madhe.
Tashmë për 55 vjeçarin janë referuar materialet në prokurorinë e Shkodrës. Sipas burimeve shtetasi P.M i është drejtuar duke i thënë 69 vjeçarit P.V se “a më njeh mua se kush jam, ik se të bëj copë copë”. Ende është e paqartë arsyeja e debatit mes tyre që më pas ka sjellë edhe kanosjen.
Diskutime rreth kësaj post