Me një reagim të saj, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka dënuar me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë.
Deklarata e ambasadës së SHBA:
‘Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi’, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së.
‘Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para’, thuhet në deklaratë.
‘Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë’, theksohet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post