Kreu / Aktualitet / Sekuestrohen 10 kilogramë heroinë në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi. Ja emri /Foto

Sekuestrohen 10 kilogramë heroinë në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi. Ja emri /Foto

10 kilogramë heroinë janë sekuestruar nga policia e kufitare e Durrësit. Fax News raporton se kamioni me drogë kishte si destinacion Italinë. Heroina e gjetur ishte për t’u dërguar drejt Ankonës. Kamioni ku u sekustrua heroina ishte me targa AA 943 OO

Drejtuesi i kamionit ku u gjet heroina u shoqëruar në komisariat nga policia kufitare. Kamioni po imbarkohej për të udhëtuar me tragetin e Barit.

Në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë.

Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.

Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.

Mos humbisni

Aksidenti në Maminas, ja telefonata e fundit e Elena Avdillarit

zbardh detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ku humbi jetën 23-vjeçarja …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com