Kreu / Ekonomi / Rriten eksportet, fasonët dhe bujqësia me 19 e 22 për qind më shumë

Rriten eksportet, fasonët dhe bujqësia me 19 e 22 për qind më shumë

Eksportet e kompanive shqiptare u rritën me 17.4 për qind në muajin nëntor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar rritjen më të fortë që nga shkurti i 2014-s.

Instituti i Statistikave raportoi se, ecuria e fortë e eksporteve në muajin që lamë pas ka përmirësuar ndjeshëm bilancin e të gjithë vitit. Për shkak të rënies se ndjeshme në çmimet e naftës dhe mineraleve, prej dy vitesh eksportet shqiptare kanë qenë në ulje.

Sipas INSTAT-it, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti ato ishin mbi 8 për qind më të ulëta se një vit më parë. Por, prej 4 muajsh tendenca është përmbysur dhe, falë ecurisë së fortë në nëntor, rënia vjetore e eksporteve për 11-mujorin u ngushtua në vetëm 1.6 për qind.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se janë dy grupe, të cilat kanë amortizuar thuajse tërësisht rënien e eksporteve të mineraleve dhe naftës. Ato janë eksportet e industrisë së fasonit, të cilat si 11-mujor janë rritur me 19 për qind, dhe eksportet bujqësore, që janë zgjeruar këtë vit me 22 për qind krahasuar me vjet.

Ecuria e 4 muajve të fundit të shkëmbimeve tregtare me jashtë sinjalizon se, efekti negativ i grupit “minerale dhe energji” mund të jetë amortizuar plotësisht dhe eksportet shqiptare mund të kenë nisur rimëkëmbjen pas dy viteve të vështira.

Mos humbisni

vizë pune

Si të fitoni një vizë pune? Gjermania ka vetëm një kusht!

Në Gjermani numri i vizave të punës për shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë nga Ballkani …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.