E shtunë , 21 Janar 2017
Kreu / Aktualitet / Rinis bora në veri dhe jug të vendit, bllokohen zonat e thella malore

Rinis bora në veri dhe jug të vendit, bllokohen zonat e thella malore

Janë rikthyer sërish reshjet e borës në vend nga veriu në jug të vendit duke shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve, ndërsa disa zona vazhdojnë që të jenë të bllokuara.

Gjatë natës ka pasur reshje në veri, por edhe në jug dhe në jug-lindje në Gjirokastër, Korçë dhe në Sarandë.

Aktualisht probleme ka në disa fshatra në Dibër, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarkun e Korçës është bllokuar aksi Ersekë – Leskovik.

Qyteti i Lezhës, por edhe rrethinat janë pa ujë të pijshëm, si pasojë e ngrirjes së tubacioneve.

Situata në të gjitha vendinGjirokastër
Në Gjirokastër gjatë natës ka pasur reshje të dendura të cilat kanë bërë që trashësia e dëborës në mëngjes të shkojë nga 15- 20 cm.Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës, në Qarkun e Gjirokastrës në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.

Vendet problematike kryesisht janë “Qafa e Muzinës” dhe “Uji i ftohtë “, ku në të dy vendet janë angazhuar borë-pastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.

Sarandë
Ndërkohë që reshje dëbore ka pasur edhe në qytetin e Sarandës ku trashësia arrin deri në 20 cm, por nuk raportohet për probleme.

Policia Rrugore, është në gatishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë  drejtuesve të mjeteve.

Policia u bë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.

Mos humbisni

Zonat malore në veri ende të bllokuara nga dëbora

Zonat e thella malore vijojnë të jenë ende të bllokuara nga dëbora dhe moti i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.