Sulejman Starova ka kritikuar ashpër gjykimin për ndeshjen kundër Vllaznisë, edhe pse ka pranuar se skuadra e tij, Partizani, sot bëri shumë gabime në barazimin 1-1.
“Më duhet ta them se e prisnin një ndeshje të tillë, sigurisht. Pra, që Vllaznia është një skuadër shumë e fortë dhe do të luante shumë mirë. Kishim edhe ne mungesa të rëndësishme, si ajo e Ramadanit, që për ne është një lojtar me shumë peshë. Shpërdoruam shumë raste për shënim, ndërsa kam pretendime ndaj gjykimit, që ishte totalisht kundër nesh. Kam parë shumë gabime të gjyqtarit, jam shumë i pakënaqur”, – u shpreh tekniku i “Demave të kuq” në “Supersport”.
Më pas, “Bobi” shtoi: “Ky, faktikisht, është një moment delikat i sezonit. Skuadra është e ngarkuar psikologjikisht, ndërsa Vllaznia ka motivim të jashtëzakonshëm edhe për faktin se luan për vendin e katërt, që mund ta çojë në Europë. Stresi është i madh, skuadra bën edhe gabime, që natyrisht do të analizohen.”
Diskutime rreth kësaj post