I ftuar në #DritaremeRudinën, Edi Rama ka komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm gjerman. Ai tha se nuk u ndje fare mirë nga deklarata e tij, pasi këto veprime të opozitës ndikojnë në imazhin e Shqipërisë.
“Ministri gjerman erdhi me një qëndrim të unifikuar të kancelares gjermane. Për të qene i sinqertë nuk jam ndjerë mirë, se është opozitë zyrtare e Shqipërisë, është parti e dytë e Shqipërisë, sado që është përgjegjësi e lidershipit të PD, kjo ndikon në imazhin e Shqipërisë. Këtu ka shumë për të bërë që njerëzit të bashkëjetojnë brenda ligjeve të Kushtetutës dhe ligjeve. Jam në komunikim të vazhdueshëm me kancelarin dhe me të tjerë dhe këtë opinion kaq shqip e shoh si shprehjen e një duf, lidhur me faktin që të gjitha përpjekjet e bëra nuk kanë gjetur fillin logjik”, tha Rama.
Vesa nuk i ndahet Romeos, ja mesazhi që i dërgoi në “Big Love”, si reagoi Heidi?
Ditën e djeshme, Vëllai i Madh i ka dhënë mundësinë Heidit dhe Romeos, të lexojnë disa prej mesazheve që fansat...
Diskutime rreth kësaj post