Kreu / Kuriozitete / Pse njerëzit e braktisën Afrikën 60 mijë vjet më parë

Pse njerëzit e braktisën Afrikën 60 mijë vjet më parë

Ne e dimë se njerëzit filluan të migrojnë nga Afrika para rreth 60 mijë vjetësh, por shkaku i saktë i kësaj ka qenë i panjohur deri në ditët e sotme

Studimi i ri i Universitetit Arizona ka zbuluar se shkaqet e këtij migrimi kanë qenë ndryshimet klimatike.

Studimet e mëhershme kanë zbuluar se njerëzit erdhën në Evropë para 40,000-70,000 vjetësh, në kohën kur Afrika Veriore ka pasur kushte të mira për jetesë. Por, duket se nuk ka qenë kështu.

Duke marrë mostrat e sedimenteve, ekipi ka gjetur se Afrika ishte në atë kohë nën një transformim të madh. “Sahara e gjelbër” kishte nisur të thahej dhe njerëzit nisën të largoheshin nga ajo pjesë, duke kërkuar vende tjera më të përshtatshme për jetesë.

“Të dhënat tona tregojnë se migrimet erdhën pas ndryshime të mëdha në  ambient. Ndoshta, njerëzit u larguan pasi ambienti ishte duke u përkeqësuar”, shpjegon Jessica Tierney, profesoreshë pranë Universitetit të Arizonës.

Mos humbisni

Bli shtëpi, merr gruan falas… Oferta që do ju bëjë të qeshni me lot

Çfarë do të thoni nëse përmes një shpallje iu ofrohet një shtëpi dhe një grua …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com