Kreu / Aktualitet / Plagosi me armë zjarri një person, arrestohet i riu shkodran

Plagosi me armë zjarri një person, arrestohet i riu shkodran

Vihet në pranga një person i dyshuar për plagosjen me armë të ndodhur më 17 qershor në një fshat të Shkodrës.

Mark Nikolli, 26 vjeç, banues në Gomsiqe, të Vaut të Dejës, i dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje”, u arrestua gjatë ditës së sotme.

Ai akuzohet se në një lokal në Vaun e Dejës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F. N., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës.

Ndaj të dyshuarit vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Mos humbisni

“Plas” skandali, ky është shefi i policisë që bën trafik kokaine

Sonte në mbrëmje u denoncua një skandal që ndodh në radhët e Policisë së Shtetit. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.