Ka përfunduar seanca gjyqësore për 23 të arrestuarit në Kukës, teksa gjyqtarja është tërhequr për të marrë vendimin.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 11 prej tyre, 5 arreste shtëpie, ndërsa për 7 të tjerët detyrim paraqitje. Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati 1 mijë efektivë.
Vetë 23 të arrestuarit janë shprehur se ata nuk kishin asnjë qëllim politik, dhe se revolta e tyre ka qenë për shkak të kushteve të vështira ekonomike, në të cilën ndodhen.
Shumë prej tyre janë shprehur se i kanë marrë me forcë, teksa ishin duke fjetur në banesat e tyre.
Në nisje të kësaj séance pati edhe tensione mes disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë, të cilat fillimisht nuk i lejuan të futen në sallën e gjyqit. Edmond Spaho u shfaq i gjakosur teksa foli për mediat. “Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, tha Sapho.
Ai telefonoi edhe ministrin e Brendshëm Xhafaj, duke i kërkuar largimin e policisë, e cila më pas lejoi deputetët e PD të futen në sallën e gjyqit, e cila u zhvillua pa praninë e medias. Në anën tjetër të Lanës, nuk mungoi edhe grumbullimi i qytetarëve në mbështetje të të arrestuarve. Ata kërkuan lirimin e tyre, duke thirrur me megafon: “Lironi djemtë tanë! Rama ik! Arrestoni qeveritarët”.
Diskutime rreth kësaj post