Kreu / Aktualitet / PD bën gati vezët, Kryeministria mbrohet me 3 drerë (Foto)

PD bën gati vezët, Kryeministria mbrohet me 3 drerë (Foto)

PD bën gati vezët, Kryeministria mbrohet me 3 drerë (Foto)

Mesa duket në protestën e Partisë Demokratike përveç fjalëve do të përdoren edhe vezët. Në ambientet pranë selisë së PD janë parë një sërë të rinjsh që me vete po mbanin kuti me vezë. Të rinjtë, të veshur me xhupin që shkruante “Korpusi Rinor Azem Hajdari” i futën bikerinat e vezëve brenda një automjeti që qëndronte në parkingun e selisë së PD.

Sakaq, në këmbët e ndërtesës së Kryeministrisë janë vendosur 3 drerë zbukurues, në shenjë simbolike, si “mbrojtësit” e ndërtesës. Burime nga PD thanë se qeveria përmes këtij akti kërkon që të provokojë protestuesit.

Ndërkohë, kordoni i parë që do të ruajë protestën dhe do të jetë i vendosur pranë kryeministrisë do të jetë i përbërë nga efektive policore të gjinisë femërore.
Capture27

 

Mos humbisni

Aksident i rëndë në Gjirokastër, 5 persona të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ndërsa raportohet për të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.