Kreu / Sport / Paqe mes Realit dhe Tottenhamit, City mposht Napolin

Paqe mes Realit dhe Tottenhamit, City mposht Napolin

Kane perfunduar ndeshjen e mbremjes se sotme te kompeticionit te “Uefa Champions League”.

Skuadra e Real Madridt është ndalur në Santiago Bernabeu nga skuadra angleze e Tottenhamit, duke barazuar me rezultatin 1-1 në kuadër të Grupit H.

Tottenham kaloi në epërsi me autogolin e Raphael Varane, ndërsa Reali barazoi në me Cristiano Ronaldon nga pika e bardhë ne fund te pjeses se pare.

Pas këtij barazimi, Tottenham mban vendin e parë në grup me 7 pikë, aq sa ka edhe Real Madrid.

Manchester City ka marr  fitoren e tretë në grup, duke mposhtur Napolin me rezultat 2-1.

Golat për Cityn në këtë takim i shënuan Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus, ndërsa për Napolin Diawara nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje City mban vendin e parë në grup me 9 pikë, i ndjekur nga Shakhtar me 6 pikë, ndërsa Napoli mbetet në vendin e tretë më 3 pikë.

Nderkohe, ekipi i Liverpoolit ka shkaterruar ne transferte Mariborin, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 0-7 në kuadër të Grupit E.

Golat për Liverpoolin në këtë takim i shënuan Firmino dy, Coutinho, Salah dy, Oxlade-Chamberlain dhe Arnold.

Pas kësaj fitoreje Liverpool merr vendin e parë më 5 pikë, aq sa ka edhe Spartak Moscow, ndërsa Sevilla bie në vendin e tretë më 4 pikë.

Rezultatet e mbremjes se sotme te “Uefa Champions League”.

APOEL 1-1 B. Dortmund

Feyenoord 1-2 Shakhatr Donestk

Man City 2-1 Napoli

Maribor 0-7 Liverpool

Monaco 1-2 Besiktas

Leipzig 3-2 Porto

Real Madrid 1-1 Tottenham

Spartak Moscow 5-1 Sevillia

Mos humbisni

Dëmtohet Sabien Lilaj, 3 javë larg fushave

Sabien Lilaj ishte një nga rikthimet më të këndshme të kombëtares shqiptare, teksa zhvilloi një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.