E hënë , 21 Gusht 2017
Kreu / Sport / Murinjo del kundër Realit dhe Interit

Murinjo del kundër Realit dhe Interit

Zhoze Murinjo ka qenë një mes “VIP”-ave të pranishëm në Çmimin e Madh të Montekarlos, gara e djeshme për Formula 1, e cila pa Ferrarin të fitonte, madje të vinte të dyja makinat në dy shkallët e para të podiumit.

Trajneri i Mançester Junajtid, i freskët nga fitorja e Ligës së Europës, nuk ka mundur që t’u shmanget gazetarëve italianë të pranishëm, të cilët kanë dashur që t’i marrin një opionin në lidhje me finalen e madhe kontinentale, Ligën e Kampioneve.

“Juventus-Real Madrid? Do të jetë një finale e bukur, e gjitha për t’u shijuar mes dy ekipeve që kanë qenë më të fortat të turneut. Juventusi kërkon tripletën si Interi im? Do të ishte bukur, sepse të fitosh gjithçka në një sezon është diçka që nuk ndodh gjithmonë.

Pavarësisht se kanë qenë rivalë, unë ia uroj që ta përjetojnë atë emocion. Dhe më pas i pres në Superkupën e Europës për t’u përballur së bashku”, u shpreh portugezi.

/ATA/

Mos humbisni

Një serb në Shqipëri, Gvozdenoviç: Pse jo edhe në Kosovë

Postulati olimpik se sporti miqëson njerëzit dhe bashkon popujt, në historinë botërore ka treguar se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.