E shtunë , 27 Maj 2017
Kreu / Aktualitet / Përmbytjet: ministri Cani në Dibër, njihet me situatën

Përmbytjet: ministri Cani në Dibër, njihet me situatën

TIRANE, 9 Janar

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ishte të shtunën në Dibër, ku u njoh me situatën e krijuar pas reshjeve dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë kryesisht zonat verilindore dhe juglindore të vendit.

Shtabi i Emergjencave i ngritur pranë këtij qarku informoi ministrin Cani, i cili është deputet i kësaj zone, mbi situatën e krijuar dhe masat e marra për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës.

Si rezultat i reshjeve lumi Drin pranë Gjoricës, në Bulqizë u rrit ndjeshëm dhe prurjet rrezikuan të prishin argjinaturën mbrojtëse. Por situata u mbajt nën monitorim. Ministri Cani më herët u ndal edhe në Mat për të parë nga afër situatën e krijuar pas reshjeve

Mos humbisni

Rama takon Alexis Tsipras, diskutohen çështjet e nxehta Shqipëri-Greqi

Në kuadër të Samitit të NATO-s në Bruksel, Kryeministri Edi Rama pati një takim me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.