Meteorologet thone se edhe kjo jave do te kete temperatura te ulëta. Sipas “Meteoalb” rritje të vlerave të termometrit do te shenohen pas dites se dielë.
Me mëngjese dhe mbrëmje të ftohta përtej normales pritet ta mbyllim këtë javë, në bregdet dhe zonat e ulëta të vendit. Vetëm pas së dielës shërbimi “Meteoalb” parashikon një rritje në vlerat e termometrit.
Reshjet e borës nuk do të jenë të konsiderueshme, problematike pritet të jenë ngricat.
Ndërkohë që shërbimi “Meteoalb” parashikon që këtë dimër të kemi periudha të shkurtra me temperatura ekstremisht të ulëta, mjekët apelojnë për kujdes të shtuar.
Diskutime rreth kësaj post