Kreu / Sport / Merkato Partizanit, pritet afrimi i një mesfushori të kalibrit të lartë dhe disa sulmues mjaft cilësor

Merkato Partizanit, pritet afrimi i një mesfushori të kalibrit të lartë dhe disa sulmues mjaft cilësor

Nga Fatjon Baze

Mesfushori Ylber Ramadani, nuk do të jetë më pjesë e Partizanit për sezonin e ardhshëm.

Brurime pranë presidencës së Partizanit, konfirmuan për “TemA” se marrveshja për largimin e Ramadanit është finalizuar.

Shuma që klubi i të kuqve do të përfitojë nga shitja e mesfushorit të kombëtares shqiptare është 200-mijë euro.

20-vjeçari do të transferohet tek skuadra e Velje BK, ku do të firmosë për dy sezonet e ardhshme me të drejtën e rinovimi edhe për një tjetër.

Velje BK ku Ramadani do të luajë sezonin e ardhshëm është një skuadër e kategorisë së dytë ne Danimarke.

Ylber Ramadani arriti që me paraqitjet e tij të bëhej një nga mesfushorët stabël në mesfushën e 15-herë kampionëve të vendit, ku me këto paraqitje u bë pjesë dhe e përfaqësues shqiptare U 21.

Burime pranë presidencës së kuqe konfirmuan gjithashtu dhe largimin e mesfushorit tjetër Marko Cetkovic, i cili do të luajë me skuadrën e Mlladositit.

Vetë lojtari ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në facebook ku shkruan.

“Një falënderim i madh për mbështetësit, stafin dhe skuadrën! Ju uroj fat në Kupat e Europës dhe në Superligë”, ishte postimi i Cetkovic.

Ndërkohë, pritet që së shpejti tek të kuqtë të afrohen dhe 4-5 lojtarë mjaft cilësore që do të ti sjellë këshilltari i presidentit Gaz Demi, Luciano Moxhi.

“TemA”, arriti të mësojë se do të afrohet një mesfushorë 24-vjeçar i kalibrit të lartë i cili do të bëjë diferencën.

Gjithashtu, së shpejti do të vijnë dhe disa sulmues mjaft cilësorë.

Afrimi i parë i Partizanit në këtë merkato është ai i mbrojtësit të Teutës, Blerim Kotobelli.

Mos humbisni

Skënderbeut i duhet “të luftojë” në Beograd

Skënderbeu nuk ka shumë kohë të festojë kualifikimin për në fazën e grupeve të Europa …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.