Kreu / Opinion / Marrani çudit edhe “Pallatin e të Marrëve pa shërim”

Marrani çudit edhe “Pallatin e të Marrëve pa shërim”

Nga Anri Bala

Av. Marrani, është personazh mjaft i njohur nga shqiptarët, që kur punonte ne zyrat e Nanos… për “pastërtinë dhe ndershmërinë” e figurës së tij. Nuk u çudita aspak, kur u promovua dhe u vendos në krye të funksioneve më të larta të shtetit. Nuk u çudita aspak, sepse politika shqiptare, kështu i ka pasur një pjesë të mirë të politikanëve, ose me brekë nëpërkëmbë ose me këmbë përpjetë!

Në fakt, problemi nuk është vetëm ky! Problem i madh mbetet fatkeqësia, që u ka ndodhur duke qenë pjesë e pushtetit të pamerituar. Pas humbjes së karriges, nuk u zë b**ha vend dhe nuk pushojnë duke dhënë mend lart e poshtë… duke na “ruajtur” poshtë e lartë. Bile në shumë raste, aq shunë i bezdisin qytetarët, sa ata kalojnë çdo kufi në fyerjet ndaj këtyre ish-mjeranë.

Këta mediokër, që nuk kanë mend, nuk mund të kenë as turp, sepse turpi është virtyt i njerëzve. Ndaj, karshi këtyre qenieve të guximshme, që prodhojnë çdo ditë një handikap dhe nxjerrin nga goja një idiotësi, duhet gjetur një mënyrë për tu mbyllur gojën.

Jo se kanë ndonjë problem për ne lehjet e tyre, por përpos halleve dhe problemeve që kanë qytetarët shqiptarë, duhet të dëgjojnë dhe talljet dhe fyerjet e inteligjencës nga Marrani me shokë. Nuk e di nëse e keni marrë vesh, por Reformën në Drejtësi, se një nga reformat më madhore dhe të domosdoshme, e çertifikuar dhe e projektuar nga SHBA e BE, qenka bërë… për të hequr Llallën?!

Tronditëse, se si mund të bëhen përpjekje kaq të mëdha, për të larguar këtë “ëngjëll” mbrojtës të politikanëve të ndershëm, që e gjenin kudo dhe kurdoherë që i lipsej nevoja për të?! Nuk jemi aspak të shokuar për broçkullisjet e tij, por jemi të turpëruar kur shikojmë, se kush ka qenë Ministër Drejtësie. As imagjinata e një të çmenduri nuk mund ta fantazoi këtë lloj “skenari”!

Tu thuash njerëzve, me surratin e ish ministrit të drejtësisë, se Amerika dhe Europa po investojnë miliona dollarë për të larguar një Llall, duhet sa më shpejt të lidhesh në çmendi. Të aludosh, se Amerika kërkon të vendos në krye të organit të akuzës një njeri antiligj, seriozisht të duhet një psikiatër dhe dy policë me pranga!

Të tallesh me qytetarët shqiptarë duke i’u a shitur Llallën për kos dhe si njeriun e fuqishëm të drejtësisë, po na bind edhe njëherë, se në cilën pjesë të gjirizit të poshtërsive ke qenë… dhe na bënë të ndjehemi keqardhur për veten tonë, se nga kush jemi drejtuar.

Shumë i guximshëm Marrani në mbrojtje të Llallës, nga furia e akuzave të ambasadorit Lu, që realisht janë akuzat e SHBA-së!

Marrani i ka dy çeshtje të rëndësishme të hapura dhe që do të mbyllen, kur të filloi funksionimi i ligjit pa Llallën me tutorë dhe miqtë e tij.

Çështja e parë, ka të bëj me apartamentin e dhuruar nga Balilët dhe pushimet pa pagesë në Santa Quaranta, të sekuestruar nga prokuroria. Çështja e dytë, ka të bëj me zhdukjen e 300 byzylykëve elektronik për të burgosurit, me vlerë 2 milion euro.

Ky jurist i madh, që as për asistent avokat nuk e merr njeri, nuk i ka harruar këto, por fle me to… ditë e natë. I tmerruar nga bëmat e veta, ai shpik e fantazon, se ndoshta ka ngelur dikush që e beson, e për t’i bërë qejfin po i themi se ka: Janë të gjithë ato që kanë të njëjtën frikë me të…! Ndaj, lajthitja juaj, vlen vetëm për anëtarët e “Pallatit të të Marrëve pa shërim”, se Pallat Drejtësie kurrë nuk ka ekzistuar, për aq kohë, sa keni qenë ju aty brenda!/Zathur.al

Mos humbisni

Paradoksi i largimit të vonuar të Haki Çakos

Nga Andi Bushati Largimi i vonuar i Haki Çakos i jep fund një paradoksi që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.