Kreu / Politikë / Ligji i pronave, mazhoranca rrëzon dekretin e Presidentit në Komisionin e Ligjeve

Ligji i pronave, mazhoranca rrëzon dekretin e Presidentit në Komisionin e Ligjeve

Ligji i pronave, mazhoranca rrëzon dekretin e Presidentit në Komisionin e Ligjeve

Komisioni parlamentar i Ligjeve po shqyrton të martën dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Përfaqësues të Presidencës deklaruan në komision se nuk mund të kthehemi pas me ligjin e pronave, pasi ai(ligji) prek parime themelore, siç është siguria juridike.
Ndërsa zv/ministri i Drejtësisë, Idlir Peçi tha se ligji nuk e cënon sigurinë juridike, por i jep fund situatës së krijuar me pronat në Shqipëri, në këto 25 vjet.

Gjithashtu, komisioni i Ligjeve pritet të shqyrtojë sot dhe nismën e deputetes demokrate Jozefina Topalli, e cila kërkon të zgjasë afatin e ligjit aktual ‘të kthimit dhe kompensimit të pronave’.

Në dekretin e publikuar më 29 dhjetor, Presidenti parashtron argumentet kundërshtuese ndaj ligjit të ri të pronave, duke theksuar se skema e ofruar përmes tij në zgjidhjen e problemit sistemik dhe të përsëritur të mosekzekutimit të vendimeve për kompensimin e pronarëve, që kanë një vendim administrativ apo gjyqësor, bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është aspak efektive, siç kërkohet nga Gjykata Europiane e te Drejtave të Njeriut(GJEDNJ).

Ligji “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave’, i miratuar më 17 dhjetor në Kuvend, sipas qeverise, e vendos çështjen e pronave në shinat reale të zgjidhjes, ndërsa përmes zbatimit të tij merr përparësi kompensimi fizik.

Mos humbisni

Rama ironizon tryezën e opozitës: Asgjë e re nga fronti i vjetër

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot tryezën e opozitës e cila tha se do të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.