Kreu / Rajon / Kroacia ekstradon Ballist Morinën në Serbi

Kroacia ekstradon Ballist Morinën në Serbi

Ndodhet i ndaluar që prej një muaji në Kroaci, Ismail Morina, i njohur si “Ballist Morina”, protagonisti i mbrëmjes së nëntorit të vitit 2015 në Beograd, që nëpërmjet një droni të telekomanduar valëvite mbi stadiumin e Beogradit flamurin e Shqipërisë së Madhe.

Një akt që e shndërroi përfaqësuesen e Shqipërisë në objekt sulmi nga serbët, aq sa për të ndërprerë ndeshjen e për të fituar çështjen në CAS, duke hipotekuar 3 pikët me rëndësinë e kualifikimit në Europianin Francë 2016.

Sikurse raportohet nga disa burime, Morina i ndaluar në datën 10 qershor në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, teksa po përpiqej të vijonte udhëtimin e tij ilegal drejt Italisë ku jeton, më datë 25 korrik ka dalë para gjykatës. Vendimi i Gjykatës së Dubrovnikut ka vendosur për ekstradimin e “Ballistit” drejt Serbisë, prej nga ku është lëshuar edhe urdhri i arrestit ndërkombëtar, për veprën e Ismail Morinës, aq të bujshme e të shndërruar dhe në shumë mediatike e po aq politike.

Familjarët e Morinës kanë kërkuar në mënyrë të vazhduar mbështetje nga institucionet shqiptare, që nga momenti kur “Heroi” i Beogradit është ndaluar muajin e kaluar, por vendimi i Gjykatës së Dubrovnikut është dëshmia më e mirë e faktit që përpjekjet e shtetit Shqiptar, nëse kanë ekzistuar, kanë qenë të pamjaftueshme për të evituar dorëzimin e “Ballistit” në duart e Serbisë.

Mos humbisni

Kotzias: Tirana ka ndryshuar kurs, jemi drejt zgjidhjes

Në një intervistë për gazetën “Ethnos” të së dielës kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.